“Meshari” i Gjon Buzukut, 470 vjet nga dokumentimi i shkrimit shqip

20 Mars 2025, 16:30Kulturë TEMA
“Meshari” i Gjon Buzukut, 470 vjet nga dokumentimi i shkrimit shqip

Në vitin 1555, 470 vjet më parë, u botua vepra “Meshari” i Gjon Buzukut, ku shkruhej: “U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor.”

“Meshari” konsiderohet si vepra letrare më e vjetër shqipe, botuar dhe ruajtur deri më sot.

Libri përbëhej nga 110 fletë, mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe midis tyre edhe kopertina me faqen kryesore.

Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e tij ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqipe me alfabet latin.

Ishte françeskani At Justin Rrota, i pari që solli nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit në Shqipëri, më 1929-n tre riprodhime të fotografuara të librit më të hershëm të botuar në shqip.

3 Komente

  1. G
    GJAURI

    PO SE ISHTE KATOLIK SHKRUANTE ME SHKRONJAT LATINE ,,,,PO TE ISHTE MYSLYMAN DO SHKRUANTE ME SHKRONJAT ARABET,,,PO TE ISH ORTHODHOKS DO SHKRUANTE ME SHKRONJAT GREKE ,,,

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Pse me çfarë alfabeti e Ka shkruar sipas teje?

      Përgjigjjuni
    2. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Ne faqen 6 shkruhen emrat e baba Rrahimondit,gyzelit Xhufi etj kesisoi njethundrake Zulu tourkoshqipfoles....allah uakbar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje