Arkeologët kanë zbuluar të dhëna interesante sa i përket zonës së Mirditës, të cilat janë gjetur gjatë gërmimeve të fundit në Kthellën e Epërme. Zbulimet arkeologjike janë bërë ditën e sotme pas këmbënguljes së specialistëve.
Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, gjatë muajit nëntor u realizua gërmimi arkeologjik i shpëtimit në Kthellën e Epërme, në Mirditë, nga arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik në IKTK, me mbështetjen e Bashkisë Mirditë.
Të dhënat arkeologjike nga kjo zonë, të shoqëruara edhe me një toponimi të pasur dhe domethënëse, dëshmojnë për aktivitet njerëzor duke filluar nga periudha e Hekurit të Hershëm e deri në atë të Antikitetit të Vonë.
IKTK thotë se, hulumtimi dhe gjurmimi arkeologjik do të vijojë dhe priten rezultate të rëndësishme për njohjen dhe zbulimin e thesareve të trashëgimisë kulturore të zonës së Mirditës dhe më gjerë, gjë që i jep një dorë teorive të ndryshme arkeologjike. A.K./TemA
Me pelqen qe degjoj se punohet ne fushen e Abanologjise. Suksese!