Mona Lisa (Xhokonda) është një prej pikturave më të famshme në botë por pak e dinë historinë e saj.
Ajo u pikturua prej Da Vincit si punë e komisionuar për burrin e saj dhe përveç asaj që ruhet në muzeun e Luvrit thuhej se janë dhe dy të tjera në qarkullim, një e pikturuar nga njëri prej nxënësve të Leonardos dhe me tonalitete të blusë.
Mona Lisa e burgosur në Muzeun e Luvrit këtë herë ka shkrydhur këmbët qindvjeçare dhe ka nisur të bredhë botën.
Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë por një copëz virtualiteti e sajuar nepërmjet montazhit. Ajo kështu, me posturën e një vajze të vërtetë shihet nëpër cepat e botës, nga Italia e deri në plazh. A.K./TemA
Lini një Përgjigje