Në fasadën e Bashkisë së Pogradecit është vendosur mozaiku i titulluar “Iliria” realizuar nga mjeshtri Anastas Kostandini (Taso).
Taso e realizoi këtë mozaik në kujtim të vëllait të tij Sotiraq Konstandini, i cili ka qenë edhe arkitekti e inxhinieri i godinës. Gjatë ceremonisë së inagurimit ishin të pranishëm kryebashkiaku, Ilir Xhakolli, prefekti i Korçës Nertil Jole si dhe miq të Konstandinit e qytetarë të Pogradecit.
“Anastasi dhe Sotiraqi, dy vëllezër që kanë lënë një gjurmë të patjetërsueshme për qytetin e tyre dhe vlerësohen nga admiruesit e artit dhe punës së tyre”, u shpreh prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole.
Mozaiku mural përmban motivet e Paftës Ilire të zbuluar në Selcën e Poshtme. Pafta e cila daton në shek. III para Krishtit është e zbukuruar me një skenë luftimi ku luftëtarët ilirë mposhtin armikun, e ndërdhurur kjo me elementet mitologjike, siç janë dragoi, grifoni, peshku dhe zogjtë. E gjithë skena e treguar në këtë artifakt është një interpretim i legjendës së Kadmit, i cili pasi i ndihmoi enkeleasit të triumfonin mbi armiqtë, u shndërrua në një dragua.
Më herët vetë piktori dhe mjeshtri i mozaikut, pati ndarë në rrjetet sociale historinë që qëndronte pas 2 hapësirave boshe në fasadën e ndërtesës së projektuar nga vëllai i tij, 44 vite më parë. Arkitekti kishte dashur që të shihte mbi atë fasadë, një vepër të të vëllait, bashkëngjitur veprës së tij.
Kohë më parë, Taso realizoi veprën e parë “E bukura e Liqenit dhe Era Pranverore” (grafikë në hekur), e cila gjeti vendin e merituar në hapësirën majtas fasadës. Ndërsa tani vendosi veprën e dytë ne krahun e djathtë të fasadës; një mozaik me trajta grafike, krijuar mbi motivet e Paftës së Selcës.
“Iliria” është vepra e dytë, me të cilën plotësohet diptiku i kësaj fasade, por edhe një ëndërr e kahershme e autorit.
Të dy motivet lidhen me zanafillën e zonës së Pogradecit, me mitet, legjendat dhe traditat.
Anastas Kostandini ka lindur në Pogradec. Në vitin 1978 u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, i specializuar për art monumental. Është një nga bashkë autorët e mozaikut “Shqipëria”, mozaiku i restauruar në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. atsh/A.K./TemA
Bukur mozaiku nga rripi i gjetur Ilir.
Anastas ,,dhe konstandin ,,,duket qe eshte grekorthodhoks ,,,, ndonje mozaik nga Mustafaj ,,apo nga Mehmeti kemi ? ,,,,jo ,,, athere vazhdon punen ,,,mozaiket i bejne kauret ,,,,
Në mozaik , ndihet ndikimi i punimeve në muzeut historik. Dragoi ka qenë legjend, por edhe i vendosur para basorelievit të Tasos në bashkinë Pogradec. Dragoi ka përfunduar në muzeun lokal, në bregun e liqenit, mbase ka humbur apo do humbas. "Luftë e përgjakshme" midis Dragoit dhe basorelievit, në fund dorzohen të majtët e pushtetit lokal, fiton Anastas Kostandini (Taso).