Muzikantët e ndaluar shkodranë, Gjyrezi: Brezi i ri duhet t’i njohë dhe studiojë

5 Qershor 2025, 20:03Kulturë TEMA
Muzikantët e ndaluar shkodranë, Gjyrezi: Brezi i ri duhet t’i

Ndikimi i diktaturës komuniste në artin shqiptar është një kapitull i vështirë, sidomos për muzikantët që u përndoqën, u internuan apo u dënuan thjesht për krijimtarinë e tyre.

Muzikologu Qamil Gjyrezi, në një studim të thelluar, sjell në vëmendje figurat që vuajtën për artin dhe idealet e tyre.

“Unë, si muzikolog, pretendoj të studioj disa muzikantë të ndaluar, të burgosur nga diktatura. Natyrisht, veprat e tyre nuk është e lehtë të gjenden, sepse partitura të caktuara ndodhen në biblioteka individuale, personale, të cilat do të ishte shumë mirë të ishin këtu, në muzeun ku ndodhemi”, tha Gjyrezi.

Sherif Merdani dhe Gaspër Çurçia janë dy prej emrave më të njohur që u përballën me persekutimin. Bashkë me ta, Gjyrezi përmend edhe figura të tjera të rëndësishme si: etnologun dhe muzikantin françeskan At Bernardin Palaj, kompozitorët At Mikel Koliqi dhe At Donat Kurti, si dhe muzikologët e burgosur Luigj Filaj, At Filip Mazreku, Zef Gruda, Zef Leka, etj.

Është mirë që të rinjtë e qytetit të njihen me muzeun, të reflektojnë nga historia, nga diktatura, pasi është një arkiv e jashtëzakonshme për të gjithë qytetin tonë”, shtoi Gjyrezi.

Për muzikologun Qamil Gjyrezi, dokumentimi i kësaj periudhe nuk është vetëm një detyrë historike, por një domosdoshmëri kulturore.

- RTSH

Lini një Përgjigje