Na dha hartën e parë Gjeologjike/ Përkujtohet profesori polak që vdiq në burgjet e komunizmit

18 Tetor 2025, 19:22Kulturë TEMA
Na dha hartën e parë Gjeologjike/ Përkujtohet profesori polak

Në Tiranë u përkujtua figura e gjeologut polak Stanisłav Zuber, një prej njerëzve që i dhanë themelet shkencës së gjeologjisë shqiptare.

Përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe polake nderuan kujtimin e tij, 78 vite pas vdekjes tragjike në burgjet e regjimit komunist.

Stanisłaë Zuber, profesori polak që hartoi hartën e parë gjeologjike të Shqipërisë dhe hodhi themelet e kërkimeve moderne të nëntokës shqiptare, u përkujtua 78 vite pas vdekjes tragjike në burgjet e regjimit komunist.

Përfaqësues të ambasadës polake  vendosën lule te pllaka përkujtimore kushtuar profesorit përballë burgut të Mine Pezës, ku ai u burgos dhe ndërroi jetë në vitin 1947.

Është simbol i partneritetit shqiptaro polak. Përkujtojmë jo vetëm punën por edhe vdekjen e tij për shkak të torturave në burgjet e regjimit komunist përfshirë këtu edhe shqiptarët.

Jemi të trishtuar që ende nuk e dime ku prehet. Shqipëria është drejt BE, dhe e duhet ta promovojmë, por jo pa përmendur të shkuarën e errët

Zuber, i lindur në Lviv më 1883, erdhi në Shqipëri në vitet ’20 si ekspert i kompanisë italiane AIPA për kërkimet e naftës.

Ai studioi strukturën gjeologjike të vendit, nga Kuçova në Patos e Selenicë, dhe krijoi hartat që edhe sot shërbejnë si referencë për studiuesit.

Por përveç meritave shkencore, kujtimi i tij lidhet edhe me një fat tragjik.

Në vitin 1947, Zuber u arrestua nga autoritetet komuniste shqiptare, i akuzuar për “spiunazh” dhe “sabotim ekonomik”.

Ai u torturua deri në vdekje në burgun e Tiranës, ashtu siç dëshmonte më vonë shkrimtari Petro Marko, i cili ndodhej në të njëjtin qeli.

Pas dekadash heshtjeje, historia e Zuberit është risjellë në dritë nga studiues shqiptarë dhe polakë, ndërsa sot emri i tij zë vend nderi mes figurave që lidhin dy popuj përmes shkencës dhe sakrificës. /ora/

Lini një Përgjigje