Trashëgimi që kthehet në shtëpi: Familja Idromeno dhuron objekte të rralla Muzeut Historik të Shkodrës

18 Tetor 2025, 15:29Kulturë TEMA
Trashëgimi që kthehet në shtëpi: Familja Idromeno dhuron

Muzeu Historik i Shkodrës ka pasuruar ditën e sotme koleksionin e tij të artefakteve me disa dhurata nga familja Idromeno.

Dhuratat përfshijnë gjësende të artistit të madh Kolë Idromeno që rrëfejnë shumë për jetën dhe metodën e tij të punës.

Më poshtë postimi i plotë i bashkisë: 

Dhuratë me shpirt për Shkodrën!
Muzeu Historik Shkodër ka pasuruar sot fondin e tij me objekte të rralla dhe të çmuara që mbartin historinë e një prej figurave më të mëdha të artit shqiptar – Kolë Idromeno.

Trashëgimtarët e tij, me dashuri dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj rrënjëve, i kanë dhuruar muzeut bustin e Kolë Idromenos dhe veshje origjinale të motrës së tij, duke dëshmuar se kujtesa nuk humbet kur ruhet me zemër.

Ky gjest fisnik është një shembull i bukur se si trashëgimia nuk është vetëm e shkuara jonë, por drita që ndriçon të ardhmen.

Falënderim i veçantë për familjen Idromeno që zgjodhi ta rikthejë këtë pasuri atje ku i përket — në zemrën e Shkodrës. 

A.K./TemA

Lini një Përgjigje