Për herë të parë, Republika e Kazakistanit organizon Javën Kulturore në Shqipëri, e cila do të zhvillohet nga 19 deri më 21 tetor 2025.
Në podiumin që do të vendoset në sheshin “Italia” në Tiranë, parashikohet dhe një koncert ku do të performojnë Ansambli “Turan” dhe këngëtari i famshëm Adam. Ky koncert hapës pritet të sjellë një mbrëmje spektakolare që ndërthur tingujt autentikë të stepave të Azisë Qendrore me ritmet bashkëkohore të muzikës moderne kazake. Ansambli “Turan”, të njohur si ambasadorë ndërkombëtarë të kulturës turkic, kanë performuar në më shumë se 120 qytete në mbarë botën, përfshirë skena prestigjioze si Carnegie Hall në Nju Jork dhe Kennedy Center në Uashington.
Ata sjellin në Tiranë fuqinë e muzikës tradicionale kazake përmes instrumenteve origjinale dhe interpretimit të tyre energjik. Ndërkohë, artisti Adam, një nga yjet më të njohur të muzikës kazake, do të elektrizojë publikun me performancat e tij moderne dhe me hitet që kanë arritur miliona dëgjues në mbarë botën, përfshirë këngën “Zhurek”, e cila ka mbledhur mbi tre miliardë shikime në YouTube dhe TikTok.
/liberale/
Lini një Përgjigje