PIKTURA E DITËS: "Dhërmi"- Nga mjeshtri Zaim Elezi

17 Tetor 2025, 20:11Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Dhërmi"- Nga mjeshtri Zaim Elezi

Piktura më lart sjell në telajo bukurinë magjepsëse të jugut shqiptar, kryesisht në Dhërmi, e realizuar në vitin 2024 me ngjyra të ngrohta dhe dritë verore që përshkon bregdetin. Elezi, me mjeshtëri dhe ndjeshmëri artistike, kap qetësinë e natyrës dhe shpirtin e vendit.

Zaim Elezi i lindur në Dibër në vitin 1958 ka mbaruar studimet e larta në akademinë e arteve, Tiranë. Elezi ka punuar si piktor filmi në TVSH, skenograf i teatrit profesionist Peshkopi, mësues në shkollën e mesme artistike Peshkopi; drejtor artistik në sh.p.k. "Pekomeri", studion e artit "Zaya", etj.

Ka marrë pjesë në ekspozitat kolektive të mbajtura në Peshkopi e Tiranë që nga viti 1984-1990; ekspozita kolektive në Prishtinë (1999), Annemasse-Francë (2004), ekspozitë me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Tiranë e Prishtinë (2005), etj.

Në vitin 2004 ka hapur një ekspozitë personale në OBT, Gjenevë, Zvicër. Shumë prej pikturave të tij janë pjesë e koleksionistëve me famë në Francë, Kanada, Angli, Zvicër, Amerikë. Gjithashtu, shumë dashamirës të pikturës në Shqipëri mbajnë në koleksionet e tyre piktura të firmosura "Zaya".

Nga data 13.06.2008 e për tre javë me rradhë "zaya" ishte pjesmarrës në një ekspozitë kolektive në Phorzheim të Gjermanisë.

Veprat e tij u çmuan për realizmin impresiv e ftues dhe për mjeshtrinë e realizimit.

/liberale/

Lini një Përgjigje