Kështjella mbi ishullin me të njëjtin emër, Lesendro, në liqenin e Shkodrës kontrollonte tregtinë në pjesën veriperëndimore, në një pikë mjaft strategjike mes liqenit, fushes së Virpazarit dhe krahines së Krajës e Tivarit më tej.
Ndërtimi i saj nis në vitin 1832 vetëm me një kullë kontrolli, për tu zgjeruar në 1843 me një planimetri rektangulare në pjesën veriore të saj.
Kështjella që ndante po ashtu kufirin mes principatës së Njegoshve, shtetit të ardhshëm malazez dhe Perandorinë Osmane, ishte barriere e përhershme e ekspasionit të Knjazëve drejt Shkodrës. Ngjarja më e përgjakshme, shënuar dhe në etnosin tonë është ajo e 12 Qershorit 1862, ku Osman Bejtulla Kuka njohur si Oso Kuka në Shkodër, i caktuar nga valiu i qytetit si yjbash (kapiten i rojeve kufitare) bashkë me nipin e tij Sali Behri vetëm 16 vjeç dhe 24 të rinj shkodranë mbrojtën deri në vetflijim kufirin e vilajetit të Shkodrës mbi liqen.
H. Sokoli
Lini një Përgjigje