Me dhimbje është mësuar lajmi i ndarjes nga jeta të akademikut të shquar Kopi Kyçyku, i cili mbante titullin “Nderi i Qarkut Korçë”. Një figurë e spikatur në fushën e shkencës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur dhe të pavdekshme intelektuale.
Kopi Kyçyku ka lindur më 30 qershor 1943 në Pogradec. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Gjeologji-Minierave në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në karrierën e tij të pasur ka mbajtur funksione të ndryshme në administratën lokale, radiotelevizion, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Ai është autor i shumë veprave poetike, satirike, monografish historike dhe esesh. Gjithashtu, ka përkthyer një numër të konsiderueshëm veprash të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës botërore, duke pasuruar kulturën shqiptare me përkthime të vyera.
Puna e tij nuk është kufizuar vetëm në Shqipëri, pasi ishte anëtar i disa organizatave shkencore ndërkombëtare. Që nga viti 1998, Kopi Kyçyku ishte bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i Revistës Evropiane “Haemus” si dhe Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare me të njëjtin emër.
Për kontributin e tij të spikatur, në vitin 2019, Këshilli i Qarkut Korçë e nderoi me titullin e lartë “Nderi i Qarkut”.
Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e tij. Kujtimi i akademikut Kopi Kyçyku do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe vlerësuan. A.K./TemA
Iku dhe nje NJERI I MIRE. Qofte i Parajses, ngushellime familjes!
Ngushllime familjes, miqëve dhe shokëve! Njeri punëtor dhe i pazhurmshëm! Mos u harroftë kurrë!
Ne RTV Kopi ka drejtuar emisione te rubrikes historike "Ngjarje dhe Data". Ishte nje enciklopedi e gjalle, poliglot dhe polilinguist. Kam nderin qe prej tij te ruaj ne biblioteken time dy vepra studimore: "Arumunet e Shqiperise ne kontekstin ballkanik"(1999) dhe Zinxhiri i Anktheve" (2006). Ngushellime zonjes dhe dy djemve. I lehte i qofte dhe!
Ti rrojne gjithe te dashurit qe ka lene prapa ! Njeri studios.i qete dhe fizionomija.i rrezatonte paqe dhe dituri.E.njof ne distance qysh para.45 viteve.Kopi nuk.vdes.se.rrojne studimet e veprat.qe ka.lene pas.