“Ëndërr në papafingo"/ Vepra e re e Leka Bungos

25 Tetor 2024, 21:28Kulturë TEMA
“Ëndërr në papafingo"/ Vepra e re e Leka Bungos

Ky është emri me të cilin ka pagëzuar veprën e tij të re Dramaturgu dhe Regjisori Leka Bungo. Pas realizimit me sukses të Komedisë së zezë « Testamenti » në skenën e Teatrit Kombëtar, shfaqje që u duartrokit nga spektatorët e kryeqytetit dhe të qyteteve kryesore  të vendit, regjisori i mirënjohur Bungo, ka nisur punën për realizimin  e Projektit të ri .

Projekti është një bashkëprodhim i dy trupave teatrore profesioniste, i asaj të Teatrit “Bylis“dhe “Skampa “.

“Ëndërr në papafingo” është komedi hibride ku gërshetohen Karaktere dhe Situata të ndryshme humoristike.

Ngjarjet e veprës zhvillohen rreth viteve 70-të, në një vilë, diku në qendër të Tiranës ku jeton familja e njërit prej heronjve të dy luftrave, asaj të Vlorës dhe Nacional Çlirimtares .

Pas vdekjes së Heroit të luftrave, Babacja, djali i tij që ishte zetorist i kooperativës në fshatin e lindjes, emërohet Drejtor në një nga Departamentet më të rëndësishme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe banon së bashku me të shoqen dhe vajzen e tij në vilën e cila më parë kish qenë pronë e njërit prej bashkëpunëtorëve të okupatorit të pushkatuar nga Partia .

Komedia trajton një nga temat e mprehta shoqërore të kohës siç është ajo e ndërtimit të familjes “ re” socialiste .

Skenografia e shfaqjes i është besuar Skenografit ..

Ne rolet kryesore interpretojnë aktorët :

Ilirda Bejleri, Miola Sitaj, Naum Shundi, Tan Islami e te tjerë .

Premiera do të jepet për spektatorët e qytetit të Fierit dhe Elbasanit në prag të festave të Nëntorit.

 

shënim i veçantë

 

Është i pesti vit që në

qytezën “ Fish Sity” pranë Labinotit, Biznesmeni Gjergj Luca ka hapur dyert per trupat Teatrore dhe Artistë të ndryshëm nga të katër anët e vendit duke shndërruar ambientet e qytezës në një Shtëpi të Madhe artistësh .

Bujaria e tij i kapërcen kufitë e “Dashamirësisë “.

Lini një Përgjigje