Solzhenicini, figurë e njohur e disidencës nën regjimin sovjetik, ishte i pari që i zbuloi botës realitetin e kampeve të përqendrimit sovjetik në veprat: “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”, “Rrethi i Parë” dhe “Arkipelagu Gulag”.

Autori i “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”, i cili zbulon tmerret e gulagëve të Stalinit në shkrimet e tij dhe përfundimisht u dëbua nga Bashkimi Sovjetik, u emërua laureat i “Nobelit” atë vit, i lavdëruar nga komiteti për “forcën etike me të cilën ai ka ndjekur traditat e domosdoshme të letërsisë ruse”.
Mirëpo, arkivat e Akademisë Suedeze, të cilat qëndrojnë të vulosura për 50-vjet pas emërimit të secilit laureat, së fundi kanë zbuluar debatin e ashpër mes anëtarëve rreth faktit se ç’do të nënkuptonte fitorja për Solzhenicinin.
“Ekzistojnë rrethana të jashtme, që njihen nga të gjithë si jashtëzakonisht të vështira për t’u vlerësuar: nëse një çmim “Nobel” për Sollzhenicin do ta ndihmojë ose do ta dëmtojë atë”, – shkruan anëtari i akademisë Artur Lundkvist, në dokument.
“Diskutimi shumëplanësh për kandidaturën e tij, nuk merr parasysh pasojat për shkrimtarin. Është kryesisht një çështje demonstrimi kundër Bashkimit Sovjetik, njëlloj e justifikueshme dhe e pajustifikueshme. Megjithëse, çmimi “Nobel” nuk duhet të shndërrohet në fushëbetejë interesash politike”.
Më parë, Akademia i kishte akorduar Nobelin, Boris Pasternakut më 1958, pas botimit të “Doktor Zhivago”. Pasternaku e pranoi çmimin, por më pas u detyrua ta refuzonte nga presioni i autoriteteve sovjetike, që ia kishin ndaluar romanin. Në vitin 1965, çmimi i shkoi Mihail Shollohovit, shkrimtar i cili, ishte i pranueshëm për qeverinë sovjetike.

Henry Olsson, një tjetër anëtar i akademisë, kundërshton pikëpamjen e Lundkvistit: “Pikërisht sepse i dhamë çmimin stalinistit Shollohov në 1965, paanësia kërkon që gjithashtu ne të jemi në gjendje t’ia japim atë një komunisti më kritik ndaj sistemit, siç është Solzhenicini”.
Schueler vëren se formulimi i Olsson është i dykuptimtë, por shton se “sugjeron që dhënia e çmimit Shollohovit ishte një mënyrë për të qetësuar shtetin sovjetik, që kishte persekutuar me agresivitet Pasternakun”.
Lundkvist kishte një tjetër shqetësim për Solzhenicin: a ishte vërtet i mirë shkrimi i tij?
Në atë kohë, Solzhenicini kishte botuar “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”, ku përshkruante një ditë në një gulag sovjetik dhe veprat kryesore: “Rrethi i Parë” dhe “Pavijoni i kancerozëve”. Kryevepra: “Arkipelagu Gulag”, të cilin ai e shkroi në fshehtësi në Bashkimin Sovjetik, do ta shihte dritën e botimit vetëm më 1973 dhe rezultoi me dëbimin e tij vitin pasues.
Lundkvist mendonte se vlera artistike e librave të Solzhenicinit ishte “përgjithësisht e neglizhuar”, duke argumentuar se shkrimi i tij “duket mjaft primitiv dhe jointeresant”, kur krahasohet me romanet e tjerë të shekullit të 20-të.
Olsson nuk ishte dakord, duke argumentuar se Solzhenicin “zotëron një njohuri njerëzore, një forcë ndjeshmërie dhe një intensitet në aftësinë artistike, që e bën të pamundur një mendim të tillë”.
Në vitin 1970, Solzhenicini fitoi mes kandidatëve për “Nobel”, me kilianin Pablo Neruda (i cili fitoi në 1971) dhe australianin Patrick White (i cili, fitoi në vitin 1973). Mirëpo, rruga e tij për të marrë çmimin nuk qe aspak e lehtë. Asokohe, i sulmuar nga Partia Komuniste dhe KGB-ja, autori druhej se nëse do të shkonte në Stokholm për të pranuar “Nobelin”, do t’i hiqej shtetësia sovjetike dhe do t’i ndalohej kthimi.
Iu propozua t’ia jepnin çmimin në ambasadën suedeze në Moskë, por Solzhenicin u tërbua me sugjerimin e një ceremonie private, duke i përshkruar kushtet si “një fyerje për vetë çmimin “Nobel” dhe ngriti pyetjen nëse fitorja e tij ishte “diçka për të ndier turp dhe për t’u fshehur nga njerëzit”.
Ishte planifikuar që Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, Karl Ragnar Gierow, t’ia jepte çmimin Solzhenicinit në një apartament në Moskë. Mirëpo, kur Gierow iu refuzua viza, autori u zemërua përsëri dhe në një letër të hapur për shtypin, ai i kërkoi Akademisë Suedeze që “ta mbante simbolin “Nobel” për një kohë të pacaktuar”, duke shtuar: “Nëse nuk jetoj vetë aq gjatë, atëherë ia lë amanet djalit, detyrën e marrjes së çmimit”.
Sidoqoftë, Solzhenicini ende donte ta mbante fjalimin “Nobelit”. Stig Fredrikson, korrespondenti i jashtëm suedez takoi autorin dhe i futi kontrabandë negativët e fjalimit në Helsinki, ngjarje që Fredrikson, më vonë i përshkroi si të ngjashme me një thriller spiun.
“Fjalimi u botua në shtypin suedez dhe ndërkombëtar në gusht 1972”, – shkruan ai në një ese, për faqen e internetit “Nobel”. “Ishte një tekst shumë i fuqishëm, që shkaktoi sensacion kur doli dhe u citua në të gjithë botën. Ishte hera e parë që Solzhenicini, përmendi dhe bëri të njohur emrin “Arkipelagu Gulag”, ku, siç thoshte ai “ishte fati im të mbijetoja, ndërsa të tjerët – ndoshta me një talent më të madh dhe më të fortë se unë – kishin vdekur”.

Pas mërgimit në 1974, Solzhenicini mori medaljen “Nobel” në Stokholm. Së bashku me familjen u transferuan në SHBA, ku jetuan për gati 20 vjet. Vdiq në Moskë në vitin 2008, në moshën 89-vjeçare. Patrioti i veshur nga një forcë profetike dhe një vendosmëri e krahasuar me atë të një Dostojevski, i sigurt se ishte përzgjedhur nga fati, që i kishte mundësuar të mposhte kancerin, shkrimtari, mjekra e gjatë e të cilit e bënte të përngjante me intelektualët e mëdhenj të shekullit XIX, ia kushtoi jetën luftës kundër totalitarizmit komunist./“The Guardian”
Perpos te tjerave, nje lexues i mire duhet ta dije sllavizmin e tij ekstrem. Ngjashmeria e lavdit te races sllavo-ruse qe ushqente, ishte si pothuaj ajo e Dostojevskit dhe Tolstoit
Eshte plotesisht e vertete qe ky njeri ishte dhe mbeti thjeshte si nje sllavomen i thekur dhe kete e tregoi me se miri me ngjarjet e kosoves ne fund te viteve nentedhjete ku i shqetesuar dhe me dhembje qahej dhe u vinte keq per serbet qe po i bombardonte NATO me avionet e saj. Genocidi dhe masakrat serbe nga popullit te kosoves ku tere bota ishte ngritur ne kembe dhe ne krah te tyre, nuk i hynte ne sy. I peshtire ne formimin e tij dhe i vockel brenda vetes. Natyrisht krijimtaria e tij vendos ne qender njeriun sllav qe persekutohej nga sistemi stalinist ( dhe ketu ai eshte ne te drejten e tij) por kjo ne fakkt reflekton pozicionin e qendrimin e botkuptimin ndaj sistemit komunist sovjetik qe ka patur ai. Nuk eshte se merte persiper te flase e te shkruaj per te drejtat e nje shoqerie dhe individi ne kushtet ku u mohohet dhe keqtrajtohen nga grupe shoqerore e politika diskriminuese te klasave politike te tyre. Kam parasysh ketu shenimet dhe rrefimet e Kadarese nga Parisi ku refuzoi takimin me ate per shkak te dalejeve ne televizione dhe ne median e shkruar franceze se bashku me disa shkrimtare te zeshem te asaj kohe Maks Gallo e ndonje tjeter qe derdhnin lote krokodili ne ''mbrojtje te popullit seb'' si te viktimizuar. Te vjen keq qe mediat shqiptare merren me keta lloj palaçosh qe na urejne kombetarisht. Gjeja me e mire qe duhet te bejme ndaj njerezve te tille edhe pse me emer nderkombetarisht eshte ti harrojme dhe menjanojme. Ai ishte dhe mbeti duke u prezantuar si nje antikomunist i thekur, por kjo nuk do te thote qe ishte mik i popujve qe vuanin nga marezia shovene e shoqerive problematike.