
Me rritjen e shpejtë të populizmit dhe fitoren nëpër shtetet më të rëndësishme të botës të “burrave të fortë” ndoshta ka ardhur momenti i duhur për të rimenduar politikën, jo si ekskluzive të burrave, të të bardhëve apo të politikisht korrektesës.
Një prej mënyrave për ta filozofuar shoqërinë e konsumit me të gjithë defektet e saj që nga rritja e sistemeve oligarkike (Rusi, Amerikë) e deri te ngrohja globale që është një plagë që na përket të gjithëve është dhe "Hyrje në filozofi për jofilozofët".
Nuk kemi më nevojë për shumë specialistë të marrëdhënieve ndërkombëtare, apo qoftë dhe për bamirës dhe sipërmarrëv uoll striti. Kemi nevoja për shkenca humane, për filozofi, sociologji.
Një libër i tillë, që na ngroh pjesët e ngrira të shpirtit është “Hyrje në filozofi për jofilozofët” e filozofit marksist dhe francez Louis Althusser, i njohur dhe për jetën e shqetësuar private por edhe si mjeshtri i një gjenerate të tërë filozofësh të majtë, më të njohurit ndër ta Ranciere dhe Balibar.
Althusser, para se të jetë materialist është epistemolog dhe në njëfarë mënyrë ai në këtë libër diagnostikon, duke filluar nga gjeneza e historisë njerëzore, sesi sistemi klasor nuk ishte zgjedhja më e mirë për përparimin e njerëzimin.
Ai në një moment parashtron se sistemi kapitalist fitoi nga e keqja, nga e cila e keqe ? Nga e keqja e rojalizmit, aristokracisë, dhe skllavërisë. Sistemi feudal, thotë Althusser nuk duhej kurrsesi të lindte borgjezinë, por teknologjia ndikoi për keq, teknologjia dhe dija (që ishte e përqendruar në duart e priftërinjve dhe kishës).
Althusser bën këtu epistemologjinë (filozofinë e dijes apo shkencës, si ta doni) e ekonomisë, sesi shumë nga ligjet e ekonomisë janë në fakt iluzione dhe truke prej prestigjatori të klasave sunduese, këtë tregon në libër autori.
Libri është përkthyer nga një frankofone e shkëlqyer si Blerta Hyska dhe botuar nga e mirënjohura Pika Pa Sipërfaqe.
Tema vazhdon te na fuse komunizmin monster me fytyre njeriu, nga dritarja e gazetes.