Malësia e Madhe - Mbahet për të dytin vit "Takimi i lahutarëve shqipfolës", mesazh për ruajtjen e trashëgimisë

27 Shtator 2025, 20:30Kulturë TEMA
Malësia e Madhe - Mbahet për të dytin vit "Takimi i

Në zemër të Malësisë së Madhe, u zhvillua aktiviteti kulturor “Takimi i lahutarëve shqipfolës”, që për të dytin vit radhazi solli në skenë lahutarë nga të gjitha trojet ku flitet shqip. Ata risollën tingujt e epikës shqiptare dhe figurat e mëdha të historisë, duke përcjellë mesazhin se ruajtja e lahutës do të thotë ruajtje e shpirtit kombëtar.

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Sytki Ndrecaj, tha se ky aktivitet është një thirrje për brezat e rinj që të mos e lënë në harresë këtë instrument të lashtë dhe traditën e këngës epike.

Tashmë, Bashkia e Malësisë së Madhe ka marrë një nismë dhe po forcon edhe më tej organizimin e eventeve të tilla etno-kulturore siç është dhe Festivali i Lahutës”, tha ai.

Ky takim kulturor u shndërrua në një mbrëmje emocionuese, ku publiku u përfshi në atmosferën e odave të dikurshme, duke përjetuar nga afër vargjet epike dhe jehonën e lahutës, si një kujtesë e gjallë e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar. - RTSH-

1 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    Shkruaje: Takimi i lahutareve shiptare dhe jo 'shqip foles' se merr si keq dhe jep te drejte zotit Pilinçi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje