Arti i pikturës në Shkodër, tradita e pasur dhe sfidat e artistëve në realitetin e sotëm

27 Shtator 2025, 18:37Kulturë TEMA
Arti i pikturës në Shkodër, tradita e pasur dhe sfidat e

Shkodra mbetet një nga qendrat kryesore të artit figurativ në Shqipëri, me një traditë të hershme që nga koha e Kolë Idromenos e deri te piktorët e sotëm.

Galeritë, ekspozitat dhe iniciativat kulturore vazhdojnë të sjellin frymë krijuese në qytet, duke i dhënë artistëve mundësinë të dialogojnë me publikun dhe të prezantojnë punimet e tyre më të reja.

Piktorja Xheneta Kadillari shprehet optimiste për rolin që Shkodra vazhdon të luajë në artin e pikturës.

“Ndryshimet sociale ndikojnë tek artet. Nuk është gjë e keqe që artet të kalojnë në rryma të ndryshme, ku gjithsecili gjen atë që kërkon apo i përshtate”, tha Kadillari.

Nga ana e tij, piktori Andi Hila e përshkruan situatën aktuale si sfiduese.

Talentet nuk mungojnë, fryma e artit ekziston, por kjo është e lidhur dhe me tregun dhe me atë që vjen dhe e sheh”, tha Hila.

Piktori Artan Draçini nënvizon se ky realitet është pjesë e sfidave që arti po përjeton kudo në Shqipëri.

“Problemi artistik në Shkodër është e ngjashme me sfidat që ka arti shqiptar”, tha Draçini.

Ky dialog në distancë mes artistëve sjell në vëmendje nevojën për mbështetje institucionale, hapësira ekspozuese dhe një publik aktiv që e ndjek dhe e vlerëson pikturën. Shkodra, me trashëgiminë e saj të pasur mbetet vendi ku arti jo vetëm ruhet, por edhe përtërihet. - RTSH-

Lini një Përgjigje