Historiani i njohur Marenglen Kasmi ishte i ftuar në Dritare TV, në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, ku diskutoi në detaje Konferencën e Mukjes dhe rolin e Serbisë dhe Jugosllavisë në këtë ngjarje të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore.
Kasmi tha se botimi i studimit të tij mbi Konferencën e Mukjes në një revistë shkencore të Beogradit hap një debat shkencor mbi këtë ngjarje historike. Ai shtoi se pret reagime dhe reflektime nga homologët e tij, ndërsa nënvizoi se roli i Serbisë dhe Jugosllavisë në prishjen e marrëveshjes ishte minimal, dhe vendimet kryesore u morën nga politika shqiptare dhe partia komuniste.
“Është e rëndësishme të theksohet se për Konferencën e Mukjes ka pasur interpretime të ndryshme,” tha Kasmi. “Roli i Serbisë dhe Jugosllavisë në prishjen e marrëveshjes është minimal; vendimet kryesore i mori politika shqiptare. Diplomacia amerikane dhe e Shqipërisë pas luftës vlerësonte mundësinë e negociatave me gjermanët, por politika shqiptare e përdori kapitalin politik në favor të vet. Fronti nacional dhe partia komuniste shqiptare kishin ndikim të pa diskutueshëm, dhe çdo veprim duhet kuptuar në kontekstin e kohës.”
Historiani po ashtu shpjegoi arsyet e publikimit të studimit të tij në një revistë shkencore të Beogradit: për të hapur një debat shkencor ku historiografia serbe ka interpretime të ndryshme dhe për të nxitur diskutim mbi bazën e dokumentacionit dhe fakteve.
Kasmi theksoi se shkenca e historisë funksionon mbi debatin dhe argumentimin profesional, jo mbi deklaratat politike.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e dokumentacionit shqiptar dhe të huaj për të analizuar këtë ngjarje historike, duke përfshirë arkivat britanike, gjermane dhe ato shqiptare, dhe theksoi se shumë dokumente tregojnë veprime që tejkalojnë realitetin historik të asaj periudhe.
Kasmi përfundoi: “Konferenca e Mukjes nuk ishte produkt serb. Vendimet dhe prishja e marrëveshjes ishin kryesisht rezultat i politikës së brendshme shqiptare dhe influencës së partisë komuniste. Historia duhet analizuar me fakte, dokumente dhe qasje shkencore, jo përmes propagandës apo interpretimeve politike.” -dritare.net
Në librin e Kadri Cakranit “Të vërtetat e luftës sime” Komandanti i lartë ushtarak i Forcave të Ballit Kombëtar i cilësuar nga krerët e lartë politik të Ballit Kombëtar si “radikal” ai shkruan: faqe 234: “Jam kundër marrrveshjes ( Mukjes) me komunistët, jemi dy grupe ndërluftuese që duam të marrim pushtetin, ne kemi “Dekalogun” që do një Shqipëri të lirë për Shqiptarët, ndërsa programi i komunistëve është ta bëjnë Shqipërinë si Rusia ( Bolshevike) e këtë me ndihmën e Serbëve. Si do të vemë shenjën e barazisë me ca terroristë, ne kemi 30,000-40,000 trupa luftëtarësh e komunistët 2000-3000 trupa luftëtarësh, dhe duke ju drejtuar Mit’hat Frashërit i thotë: Ore të vegjël jeni ju që bini në këtë kurth, dhe tregoheni inferior vetëm se ju thonë Anglezët. Konferenca e Mukjes në thelb ishte një përpjekje për të instaluar demokracinë në Shqipëri mbas lufte. Dështimi i mbledhjes së Mukjes erdhi nga fakti që komunistët nuk donin demokracinë e zgjedhje të lira por i gjithë pushteti të ishte i tyre, për pasojë u kalua në veprime ushtarake të dhunshme midis komunistëve e ballistëve e te tjereve, lufta degradoi në një luftë për pushtet e Shqipëria u fut në kaos, ku vrasjet pa gjyqe e me metoda banditësh u bënë te zakonshme. Paftesia e klasës politike shqiptare per te eleminuar komunistet e dërguan Shqiperine ne diktature.