Projeksione filmash, masterclass dhe biseda me kineastët në TIFF

27 Shtator 2025, 14:30Kulturë TEMA
Projeksione filmash, masterclass dhe biseda me kineastët në TIFF

Dita e pestë e Tirana International Film Festival ishte një ditë e mbushur me projeksione filmash interesantë dhe plot energji.

Në edicionin e 4-të të Screenplay ContesTIFF, 10 skenaristë prezantuan projektet e tyre me pasion dhe emocione dhe padyshim juria e TIFF do ta ketë të vështirë të zgjedhë fituesin.

Projeksionet e programuara për ditën e pestë, u shfaqën në Millennium, Qendrën e Artit Agimi dhe Kino Piramida.

Në kategorinë PerspecTIFF u shfaq “Të gjithë e thërrasin Rexhon”, në Qendrën e Artit Agimi, filmat e kategorisë Panorama Competition-Generations, ndërsa tek Kino Piramida, filma për fëmijë dhe adoleshentë në seksionet Kids&TEENs.

Dita vazhdoi me programin “Focus”: homazhi për Rúnar Rúnarsson dhe u përmbyll me një masterclass interesant mbi realizmin poetik në kinemanë e Rúnar Rúnarsson.

Dje në Qendrën e Artit “Agimi” shfaqen filmat e kategorisë Balkan Shorts, nga Greqia, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Bullgaria. Ndërsa sot është dita finale kur do të ndahen çmimet e festivalit si dhe më pas do të shfaqet premierë filmi shqiptar i restauruar, “Liri a vdekje”. 

Lini një Përgjigje