Në sheshin “Lord Byron” në Tepelenë, është përuruar këtë të shtunë shtatorja e poetit dhe kineastit të njohur Petrit Ruka, duke e vendosur përgjithmonë figurën e tij në zemër të qytetit ku lindi dhe u rrit. Ceremonia mblodhi bashkë familjarë, kolegë të letrave dhe artit, si dhe banorë të Tepelenës që e kujtojnë si një ndër zërat më të ndjeshëm të poezisë dhe kinematografisë shqiptare.
Petrit Ruka u nda nga jeta në korrik të vitit 2021, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai mbetet i paharruar për kontributin e tij në kulturën kombëtare. U bë i njohur qysh me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i shpërblyer me Çmimin Kombëtar të Letërsisë në vitin 1983. Prej atëherë botoi një sërë vëllimesh të rëndësishme me poezi, ndërsa la pas dhjetëra skenarë filmash, dokumentarësh e monografish. Si skenarist dhe regjisor, realizoi mbi 30 vepra kinematografike, duke lënë gjurmë të veçanta në artin filmik shqiptar.
Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Rinia ime” (1978), “Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” (1990), “Vërtitu, kokë e prerë!” (2000), “Në zemër bie shi…” (2003) dhe përmbledhja “Shtatë mijë shirat e mi” (2008). Ndërsa libri i fundit, “Andej baltë, këtej erë”, solli me mjeshtëri të ripunuara balada të vjetra arbërore, duke dëshmuar edhe njëherë lidhjen e tij të fortë me traditën dhe rrënjët kulturore.
Përtej kontributit të tij letrar e kinematografik, Petrit Ruka mbeti gjithmonë i lidhur ngushtë me Tepelenën, qytetin e lindjes. Në shumë prej poezive të tij ai i kthehej peizazhit të lumit Vjosë, kujtimeve të fëmijërisë dhe figurave të njerëzve të thjeshtë të vendlindjes.
Nuk ishte në nivelin sa për t'iu bërë bust. Kështu i bie që pas vdekjes t'i bëhet bust dhe Meros në Tepelenë.
Ke te drejte. Ishte ca me lart asaj qe thua ti , madje shume me lart. I madhi Petrit Ruka brilant ne vargje ku perjetesoi Tepelenen dhe gjithe Laberine ne fjale e kenge. Kush i lexoi vargjet e tij dhe nuk i fkuturoi shpirti e zemra mbi Vjose mbi kala dhe mbi pranveren e maleve tona. I paharruar qofsh biri i çmuar i Tepelenes.
E meriton shumë dhe bravo i qoftë sepse në Tiranë ka emra rrugësh të gangësterëve apo vrasësve si Gazidede me shokë..... Një rrugë quhet Artan Lenja e dini çfar ka bërë....ky person në fillimet e demokracisë pranë ish klubit Partizani kaluan dy ushtarë me automatik dhe me që ky Artani ish mundës njërit prej ushtarëve i rëmbeu automatikon ushtari tjetër reagoi dhe e qëlloi plumbi i mori jetën dhe për këtë vepër "heroike" Sali non grata e bëri pishtar të demokracisë dhe rruga mori emrin e tijë... Kulmi i emrave skandaloz janë në Kamëz me autor malukun Zhelal DERZIU...