Vjosa zyrtarisht në UNESCO, Kumbaro: Krenari për gjithë shqiptarët

27 Shtator 2025, 11:14Kulturë TEMA
Vjosa zyrtarisht në UNESCO, Kumbaro: Krenari për gjithë

Lumi i Vjosës është përfshirë zyrtarisht në listën e pasurive të mbrojtura nga UNESCO. Lajmin e ka dhënë sot në mëngjes Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e cila e konsideron një krenari për gjithë shqiptarët, dhe kurorëzim i ëndërruar i një pune katër vjeçare në krye të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

“VJOSA NË UNESCO!

Nuk mund të ishte më e bukur kjo e shtunë se sa me lajmin që vjen UNESCO duke kurorëzuar siç e ëndërronim një punë 4-vjeçare, ku Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera”, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë botërore.

Lajmi i bukur për të gjithë Shqiptarët u dha nga Kina, në Kongresin Botëror mbi Rezervat e Biosferës, ku jam shumë e lumtur që flamurin shqiptar atje e ngrenë disa prej kryetarëve të bashkive buzë Vjosës dhe Drejtuesja e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, që jetojnë çdo ditë pranë lumit dhe kujdesen për të.  Mirënjohje me gjithë zemër skuadrës së Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me të cilët bëmë një punë shumë intensive dhe voluminoze, si edhe ekspertëve të UNESCO-s, Drejtoreshës së Përgjithshme Audrey Azoulay me të cilën vizituam të gjithë luginën e Vjosës në vitin 2023, duke krijuar një tjetër krenari botërore për gjithë Shqiptarët!”, shkruan Mirela Kumbaro, duke publikuar edhe dokumentin e nënshkruar sot nga Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO Audrey Azoulay.

Ky vendim u mor në Kongresin Botëror mbi Rezervat e Biosferës dhe Këshillit Ndërkombëtar të Koordinimit të programit “Njeriu dhe Biosfera”.

2 Komente

  1. U
    Unesco

    "Gëzohet" ajo që filloi shkatërimin e lumit Vjosa !! Ajo qe donte ta kthente ne hidrocetrale te strategjikeve dhe ne piçkëla të "vogla" betoni e sallamerie !! Ky është kulmi I propagandës së kuqe. Vrasësja e Vjosës bën si viktimë e saj . Seriozisht kësaj I duhet terapi burgu për 20-30 vjet derisa veshët ti parkojnë tek vithet..

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pim Ceku

      Vetem kjo Kumbora nuk ka asnje merite ,po te ishte per ate , Vjosa do ishte shkaterruar. S'di te bej gje tjeter .tani jemi ne pritje t'i jap doren e fundit shkaterrimit te arsimit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje