RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Çmimi: 1.500 Lekë
"Romani i Ledia Xhogës, për një grua, jetën e së cilës e kërcënon shkatërrimi për shkak të qëllimeve të saj të mira, eksploron kompleksitetin e përkthimit të vetë traumës sonë, madje edhe tek njerëzit që duam. Me nëj prozë lirike dhe ngjarje që tërheq, Xhoga zhytet thellë në hijet e psikikës njerëzore, duke sfiduar lexuesit të përballen me trashëgimitë më të errëta të së kaluarës, duke reflektuar mbi ekuilibrin delikat mes empatisë dhe vetëmbrojtjes. Ledia Xhoga ka krijuar një kryevepër letrare, që është po aq e thellë sa dhe e paharrueshme, duke e konsoliduar vendin e saj si një talent që duhet ndjekur në botën e letërsisë bashkëkohore."
Maisy Card, autore e "These Ghosts Are Family"
"Nëse Kafka i shekullit të njëzetenjë do të ishte zhvendosur nga Praga në Bruklin, Keinterpretimi është romani që besoj do të kishte shkruar.
Në vend të tij, e shkroi Ledia Xhoga. Ajo përshkruan një botë të ngjashme me atë të Josef K. jeton te libri Kështjella, por, ndryshe nga ai që nuk mund të arrinte në kështjellë, protagonisti pa emër i Xhogës e gjen veten duke jetuar brenda saj, një kulturë poliglotike ku të gjithë i keqinterpretojnë ato që thonë dhe bëjnë të tjerët; disa banorë madje keqinterpretojnë edhe emocionet e tyre. Xhoga e interpreton botën tonë të guximshme, multikulturore me një humor të hidhur dhe të pafajshëm. Lexojeni pra romanin e saj. Do të kënaqeni që e bëtë." Tom Grimes, autore e "Mentor".
Ledia Xhoga është një shkrimtare dhe dramaturge shqiptaro-amerikane. Ka lindur në Tiranë dhe jeton me fajmijen e saj në Bruklin dhe Catskills. Para se të fillonte studimet master për artet e bukura në kategorinë fiction në Universitetin e Teksasit, ka punuar në fushën e botimeve në Nju Jork.
Romani i saj, "Keqkuptimi", fitoi çmimin e Lebrit të Qytetit të Nju Jorkut dhe u shpall finalist për çmimin e Romanit të Parë në Center for Fiction në Bruklin. SHkrimet e saj janë botuar në Electric Literature, Lit Hub, Brooklin Rail, Large Hearted Boy, Intrepid Times, Hobart dhe revista të tjera letrare.
Ledia Xhoka me romanin "Keqkuptimi" ka hyrë në listën e të nominuarve për çmimin prestigjioz Booker Prize 2025.
Lini një Përgjigje