Në sheshin para bashkisë Shkodër u zhvillua sot “Panairi i gjuhëve europiane”, në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve, e cila festohet çdo vit më 26 shtator.
Aktiviteti i kushtohej promovimit të pasurisë gjuhësore dhe kulturore të vendeve europiane, si dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e të mësuarit të gjuhëve të huaja.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim mes bashkisë Shkodër, Zyrës Vendore Arsimore, Universitetit “Luigj Gurakuqi”, institucioneve arsimore 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe qendrave të gjuhëve të huaja në qytet.
Panairi solli një atmosferë festive dhe ndërvepruese, me stenda prezantuese, projekte të përgatitura nga nxënësit dhe studentët, si dhe një program artistik me motive shumëgjuhëshe.
Pjesëmarrësit sollën elementë të kulturës dhe historisë europiane përmes prezantimeve, këngëve dhe materialeve edukative, duke reflektuar rëndësinë që ka gjuha si urë komunikimi, identitet dhe bashkëpunim.
“Gjuha është më shumë se fjalë, është identitet, kulturë dhe trashëgimi. Sot, fëmijët dhe të rinjtë sollën copëza të kësaj trashëgimie, duke e kthyer në një mesazh të fortë për bashkëjetesën dhe mirëkuptimin ndërkulturor”, u shprehën organizatorët.
Bashkia Shkodër dhe institucionet pjesëmarrëse vlerësuan këtë aktivitet si një kontribut të rëndësishëm në edukimin europian të brezave të rinj dhe promovimin e vlerave të përbashkëta kulturore. /ATSH/
Gjuha gjuha por kujt i thua, Begajt, Rames apo Nongrates! Asnjeri prej tyre nuk ka kohe te kujdeset per gjuhen shqipe qe po vdes nder femijet ne emigracion. Keta tre mashtrues do mbahen mend si shkaktare te hareses se shqipes. Kur do dale nje lider qe do mundesoje leshimin e sinjalit te RTSh, ashtu qe femijet e emigrantevevte rriten me shqipen standarde, me kulturen, historine dhe artin tone te mrekullueshem? Nje parti e emigranteve do ta pastronte Shqiperine nga keta politikane sharlatane qe vazhdojne te ne marrin ne qafe!