Në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës u rikthye atmosfera e një dasme qytetare tradicionale, shkruan atsh.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale video nga ky aktivitet, ndërsa theksoi se ishin nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” që e rikthyen këtë trashëgimi të çmuar.
Beci u shpreh se “Paja e vajzës”, është një traditë shkodrane që u rikthye përmes këtij organizimi, duke e bërë pjesë të së tashmes dhe duke ia dhuruar me krenari brezave të ardhshëm.
Nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”, të veshur me kostume popullore, sollën para publikut skena të zakonshme të dasmës, duke u bërë pjesë e historisë që rrëfen qyteti i tyre.
Kjo shfaqje u kthye në një urë lidhëse mes brezave, duke treguar se tradita e dasmës shkodrane mbetet një pasuri e çmuar.
Lini një Përgjigje