Odise Kote
Shkrimtar, prefekti i Gjirokastrës
I dashur miku, vëllai dhe poeti ynë i tepelentë Petrit Ruka!
Të falem që zbrite nga qielli në tokë. Kemi shumë e shumë ç’ti themi njëri tjetrit. Kjo shtysë e kujtesës na çon në kërkim të gjërave të së kaluarës për të cilën jemi kaq të malluar. Por ne vdektarët e tokës kemi halle plot, se siç këndon ti, “Andej baltë e këndej erë”, kemi plot derte e maraze, pengje e nyje të pazgjidhura. Ti zbrite në tokë për shkak të dashurisë për këto male, për ujërat dhe kullotat, për këngët, mitet e legjendat tona, për Vjosën, për Njeriun e fortë të shkrepave e gërxheve. Ti zbrite në monument, duke braktisur zotat e shenjtorët, dhe ne e pranojmë faktin se duke qënë real, je më i dhimbshëm, më njerëzor. Kjo e nxit më shumë imagjinatën e secilit prej nesh.
Do të na mbeten ende pikëpyetje i dashur Petrit për të dhënë përgjigje lidhur me ikjen tënde të parakohshme, por le ta respektojmë traditën që rrebelohet në mënyrë historike e serioze. Me fjalë të tjera duke zbritur në tokë ti erdhe më pranë secilit prej nesh, duke përdorur të jashtëzakonshmen tënde, ligjërimin me zërin e afshtë, gurgullimë, me fjalën e përzgjedhur shqipe nga viset e labërisë, me vesk bukurie e të ngrohtë prush.
E gjithë krijimtaria jote i tepelenti im, është plot me motive universale, të karakterit mitik, që përsëriten në tradita të ndryshme të fantastikes, që aq shumë na i dhurove bujarisht, të qëmtuara pranë vatrës e zjarrit, në dasma e vdekje, në lojëra lufte e fati, në trille dashurie, në shushërimën e Vjosës. Aty gjenden të sintetizuara të gjithë kontradiktat e identitetit, si konflikt që zhvillohet midis ndryshimit dhe qëndrueshmërisë. Por midis shumë drejtimeve të mundshme të këtij tranziti, të kësaj lëvizjeje të pandalshme, ti mbete përjetësisht tek identiteti lab, tek rrënjët dhe shpirti, tek adn-ja që të çoi drejt përjetësisë.
Poezitë e tua nuk ishin thjesht poezi, por traktate filozofike, urdhëresa estetike, plot me referenca njerëzore, shumë evidente, të orientuara për të zgjeruar kuptimin e asaj që ligjërohej. Ti poeti ynë i tepelentë i besove shpirtit të njeriut shqiptar dhe jo qelqit digital e as robotit. “Le të merren japonezët me përmirësimin e funksioneve cerebrale të robotëve, francezët për lidhjen logjike të veprimit racional e gjermanët le të shtojnë dhe impulse metafizike, - më thoshje shpesh. Unë do të merrem me shpirtin, shpirtin e njeriut”, mërmëriste balli yt i vrenjtur dhe pastaj shkruaje poezinë e paharueshme Babai. Dhe ti je nga ajo racë poetësh që rrëfimin e qep me mjeshtëri të madhe: asgjë të tepërt, asgjë të mangët, por me magjinë që magjeps çdo lexues.
Hijeshia, fiktioni dhe ndërtimi i bukur i gjithçkaje që dilte nga mendja jote, fillim i çuditshëm, më tej fantastic, një trajektore elegante vetish e rrebelimesh estetike e pastaj një fund i mrekullueshëm, ku magjia kryen një rol thelbësor, ishin për ne miqtë e tu më të rinj, një shkollë mirëfilli, ku begatia e motiveve ishte e mbetet e jashtëzakonshme. Ajo ishte rruga e duhur në kërkim të identitetit kombëtar, duke mos e shmangur asnjëherë peshën e pamëshirshme të historisë. (Kujtoni elegjinë Hanko që shkon nëpër varre).
Në këto poezi, syri i stërvitur i studiuesit vëren se si komponentët e ndryshëm të ligjërimit kanë qenë të prirur në një kujdes mjeshtëror të nënvizojnë kuptimin e të parevokueshmes: përdorimin e vetës së dytë apo atë oshilacion të përhershëm midis të shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes.
Tek poezia jote ne takohemi natyrshëm me kërkimin e vazhdueshëm të mitit, legjendës, baladës si fillim i përpunimit kulturor që lyp letërsia dhe sidomos në artin e fiksionit, me mënyra konstruksioni poetik që karakterizojnë mjeshtrit e mëdhenj të poezisë boterore. Sillni nëpër mend poezitë për bëmat e trimave, për luftëtarët, për Ali Pashën (Vërtitu kokë e prerë) etj, etj. Galeria është e pafundme.
I dashur Petrit Ruka!
Profecia jote mbi dritën e gjuhës shqipe po përmbushet çdo ditë. Ajo nuk ndihmoi thjesht në veshjen gjuhësore të mendimit dhe të arritjeve të jetës, por shërbeu esencialisht për organizimin dhe strukturimin e tyre. Vlerën më të çmueshme të saj e përbën ngjizja, strukturimi dhe jetëzimi i përfytyrimit profetik mbi jetën e dramat shqiptare, artin, shkencat, kulturën, mbi botën e nesërme. Për habi e mahnitje universale, gjuha jote poetike, që në lindje ishte identike me civilizimin perendimor të ditëve tona. Ajo përcolli bëmat e pathëna të jetës shqiptare e labërisë në veçanti, këngët, ritet e vajet e pashprehura, u bë ura që lidhi bregun e padijes me atë të dijes njerëzore, të errësirës me dritën, e për këtë shkak adhurimi për ty është kaq i madh dhe i përjetshëm. Kur Labëria flet, ajo përdor gjuhën tënde dhe anasjelltas.
Drita e gjuhës, humanizmit, mirësisë, depërtoi në thellësi të psikikës të njeriut të këtyre viseve dhe po për këtë shkak, Tepelena dhe djemtë e saj, përmbushën një nga detyrimet ekzistenciale, nisjen drejt qytetërimit perëndimor. Në botën e civilizuar, në Londër, Paris, Berlin, Romë e kudo, ajo që dallon menjëherë janë monumentet e poetëve e shkrimtarëve të mëdhenj, e kompozitorëve e shpikësve, muzeumet e objektet e trashëgimisë kulturore dhe ky është kuti me të cilën matet qytetërimi e civilizimi. Ngritja e monumentit në qëndër të qytetit, është Akt madhor emancipimi shoqëror, fenomen drite, ndaj unë them me përulësi: Tepelenë ta paçim hua!
...ooo race e mutit ooo qylaxhinj te ndyre qe keni jetuar mbi injorancen e fukarajit qe ju jepte mish e raki. Ptuuuuuu
Që e kanë vënë mir kan bërë por skulptori meriton notën KATËR....këto janë vepra që duhet duhet ti qëndroi kohës ndërsa kjo është nivel i ulët.
U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin e kriptomonedhave tuaja. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]
Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com
Po takort o takort, por mos e keni tepruar njëçik?