Festivali i 64-t i Këngës në RTSH - edhe 5 ditë kohë për artistët, afati për dorëzimin e këngëve mbyllet në 30 shtator

27 Shtator 2025, 19:27Kulturë TEMA
Festivali i 64-t i Këngës në RTSH - edhe 5 ditë kohë

Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në mbylljen e afatit për artistët që duan të marrin pjesë në edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH.

Data e fundit për dorëzimin e materialeve muzikore është 30 shtatori dhe aplikimi bëhet vetëm përmes email-it zyrtar: [email protected].

Stafi drejtues i Festivalit ju kujton artistëve dhe krijuesve të sjellin vetëm krijime të reja dhe të papublikuara në asnjë formë tjetër. Në email çdo pjesëmarrës duhet të dërgojë:

Një element i veçantë i këtij edicioni është se këngët e krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale do të skualifikohen menjëherë.

Festivali i Këngës në RTSH, që prej dekadash mbetet skena më prestigjioze e muzikës shqiptare, i jep fituesit mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. - RTSH-

Lini një Përgjigje