Nisin karnavalet e Korçës! Atmosferë festive nga juglindja e vendit

10 Qershor 2024, 08:25Kulturë TEMA
Nisin karnavalet e Korçës! Atmosferë festive nga juglindja e

Korça është zbukuruar këtë fundjavë nga maskat dhe fustanet shumëngjyrëshe të karnavaleve.

Karnavalet e Korçës kanë nisur edicionin e tyre të 17 në pasditen e kësaj të shtune. Mbi 40 grupe, mes tyre edhe të huaj do të marrin pjesë në paradën e karnavale.

Sipas gazetarit Xhensil Shkëmbi janë rreth 400 pjesëmarrës por edhe qindra qytetarë që janë mbledhur për të parë festimet.

Kjo festë do të kulmojë në pazarin e vjetër në Korçë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje