Letra e John Steinbeck për të birin e tij të sëmurë, Thom:
“Ekzistojnë mënyra të ndryshme të dashurisë. Njëra është egoiste, e vrazhdë, koprrace, që e përdor dashurinë për rëndësinë e vetes. Kjo është forma më e shëmtuar dhe e gjymtuar e dashurisë.
Forma tjetër ka të bëjë me shpalosjen e gjithçkaje të mirë që ke, të mirësisë dhe respektit, jo vetëm të respektit social, por të respektit për njohjen e personit tjetër si unik dhe me vlera.
Forma e parë mund të të bëjë të sëmurë, të vogël, të dobët, por e dyta mund të çlirojë tek ju forcën, dhe guximin, dhe mirësinë, dhe pjekurinë që nuk e dinit se e kishit.
Dhe mos u shqetëso për humbjet. Nëse është diçka e drejtë, do të ndodhë. Gjëja e rëndësishme është të mos nxitohesh. Asgjë e mirë nuk largohet”.
Lini një Përgjigje