Në një intervistë të rrallë, shkrimtari Ben Blushi përballë gazetarit Arbër Hitaj flet gjerësisht për librin e tij të fundit “Jam mysliman”, reagimet që ka shkaktuar ai, raportin e Shqipërisë me fenë, rrezikun e radikalizmit dhe figurën e Skënderbeut. Në Albanian NeësCast, Blushi tha se nuk trembet nga sulmet që merr në rrjetet sociale, duke pohuar se prej vitesh është mësuar me kritikat dhe fyerjet.
“Ka një falangë njerëzish, disa islamikë për fat të keq, që kanë vetëm një punë, të shajnë në Facebook. Unë jam i stërvitur. Kam 30 vjet që stërvitem me sulme të tilla”, u shpreh ai.
Sipas Blushit, këto reagime vijnë nga individë që e shohin fenë si mision politik dhe jo thjesht si besim personal.
Ai ndalet veçanërisht te fenomeni i islamizmit politik, duke bërë dallimin mes myslimanëve dhe islamikëve.
“Myslimani është një qytetar normal që respekton shtetin laik. Islamiku është ai që kërkon ta zëvendësojë shtetin laik me një shtet fetar”, deklaroi shkrimtari.
Në intervistë, Blushi mohoi kategorikisht akuzat se është islamofob.
“Unë nuk jam islamofob. Gjysma e familjes sime janë myslimanë. Gjyshja ime ka qenë myslimane. Nuk kam asnjë problem me myslimanët”, tha ai.
Megjithatë, ai këmbënguli se Islami nuk mbërriti në Shqipëri në mënyrë natyrale, por bashkë me pushtimin osman.
“Islami erdhi në Shqipëri me pushtuesit. Shqiptarët nuk u zgjuan një ditë dhe zgjodhën Muhamedin. Kjo është një e vërtetë historike që nuk mund të mohohet”, u shpreh Blushi.
Blushi flet edhe për figurën e Gjergj Kastriotit. Sipas tij, Skënderbeu mbetet objekt urrejtjeje për grupet islamike radikale, pasi simbolizon identitetin europian dhe shtetin laik shqiptar.
“Skënderbeu është armiku kryesor i islamikëve në Shqipëri. Ideali i tyre është të shkojnë një ditë në Sheshin Skënderbej, t’i hedhin një lak në qafë dhe ta rrëzojnë nga piedestali”, deklaroi Blushi.
Ai tregoi se këtë skenar e ka përfshirë edhe në librin e tij “Jam mysliman”, ku përshkruhet një grup radikalësh që rrëzojnë monumentin e heroit kombëtar.
Blushi argumentoi se pa mitin e Skënderbeut nuk do të ishte formësuar identiteti kombëtar shqiptar.
“Shqipëria u ringjall gjatë Rilindjes Kombëtare përmes figurës së Skënderbeut. Ai ishte simboli që bashkoi shqiptarët dhe mbajti gjallë idenë e kombit”, tha ai.
Shkrimtari paralajmëroi se rreziku nuk qëndron te besimi fetar, por te momenti kur grupet fetare tentojnë të marrin rol politik dhe të sfidojnë rendin kushtetues.
“Për sa kohë që besimi nuk cenon shtetin laik, nuk kam asnjë problem. Problemi fillon kur kërkohet që ligjet fetare të zëvendësojnë ligjet civile”, deklaroi ai.
Në fund, Blushi e cilësoi pabarazinë sociale dhe injorancën si dy rreziqet më të mëdha për Shqipërinë, ndërsa theksoi se vendi mbetet i lidhur fort me orientimin europian.
“Pasuria më e madhe e Shqipërisë është shteti laik. Europa na ndihmon ta mbrojmë atë nga çdo ekstremizëm”, përfundoi shkrimtari.
Respekt per z. Blushi.
tu cqihet verra muslimon brothers m'Albaniston.....
Ti blush thua se nuk ke problem me myslimanet,ne fakt ke shume,nuk ja dole ne politike dhe kerkon vemendje te kjo lufta jote e felliqur fetare
Blush qe nuk arrite te behesh asgje perceç se nje i paguar anti shqiptar
E ka derdhur thelle spermen otomani prandaj zhgaraviten bulevardit
Fjala e drejtë ka inatin!!!