Me 4 Qershor artisti "Black Coffee" vjen në Tiranë!

30 Maj 2026, 22:20Kulturë TEMA
Me 4 Qershor artisti "Black Coffee" vjen në Tiranë!

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot, se në kryeqytet në 4 qershor do të mbahet koncerti i artistit me famë botërore, Black Coffee.

Gonxhja ndau pamje nga takimi me Sono International, për të cilën ai tha se është “një kompani e suksesshme e udhëhequr dhe përfaqësuar nga vajzat profesioniste kosovare, që po kontribuon në sjelljen e eventeve me impakt ndërkombëtar në Shqipëri”.

“Kënaqësi të mirëprisja Anyla Pula dhe Yllka Mustafa, për të diskutuar mbi organizimin e koncertit të artistit me famë botërore Black Coffee, që do të mbahet në Tiranë më 4 Qershor, një ngjarje e rëndësishme që pasuron kalendarin kulturor të vendit dhe forcon pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion në rritje për evente dhe aktivitete artistike të standardeve ndërkombëtare”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja shtoi se “ky event shërben si pararojë e një serie aktivitetesh dhe bashkëpunimesh të tjera ndërkombëtare që pritet të zhvillohen në Shqipëri, duke krijuar ura të reja komunikimi kulturor, duke promovuar vendin tonë dhe duke gjeneruar vlerë për ekonominë kreative, turizmin dhe imazhin e Shqipërisë në arenën globale”.

“Mirënjohje për angazhimin dhe vizionin e Sono International në promovimin e kulturës, artit dhe diplomacisë kulturore përmes eventeve që rrisin reputacionin e Shqipërisë në nivel ndërkombëtar”, tha ai. A.K./TemA

1 Komente

  1. G
    Genti35

    Me fame boterore? Kush dreqin eshte ky. Hera e pare qe e degjoje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje