Nis Tirana Mediterranean Film Festival

30 Maj 2026, 17:14Kulturë TEMA
Nis Tirana Mediterranean Film Festival

Tirana Mediterranean Film Festival nisi mbrëmjen e djeshme në Qendrën e Artit “Agimi”, me adhurues të kinematografisë dhe muzikës së DJ të mirënjohur Oda Haliti.

Ceremonia e çeljes së edicionit të dytë të këtij festivali nisi me muzikën e përzgjedhur nga DJ Oda Haliti, producente muzikore e cila vepron mes Prishtinës dhe Berlinit. Ditën e sotme do të ketë një përzgjedhje filmash që përfaqësojnë energjinë, talentin dhe vizionin e kinemasë bashkëkohore mesdhetare.

Gjithashtu TMFF do të zhvillohet si një hapësirë krijuese ku profesionistë dhe zëra të rëndësishëm të industrisë do të ndajnë përvojën dhe dijen e tyre, në masterclass-in nga Jérémie Guez, “Staying True to Yourself: My Journey into Filmmaking” dhe në workshop-in nga Emanuela De Marco, titulluar “Të shkruash udhëtimin: Personazhe dhe vizione përtej strukturës. Një eksplorim i kinemasë përmes teorive narrative dhe rrëfimit jolinear.”

Në kategorinë DokuFest është programuar filmi dokumentar i Pranvera Munishi Morines, “Invisible Among Us”. A.K./TemA

Lini një Përgjigje