Gjirokastër/ “Sonte do të darkojmë në shtrat” shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

30 Maj 2026, 09:08Kulturë TEMA
Gjirokastër/ “Sonte do të darkojmë në shtrat”

Në skenën e Teatri Zihni Sako u shfaq komedia brilante e autorit Marc Camoletti, një nga emrat më të njohur të teatrit komik botëror dhe autori i suksesit të famshëm Boeing Boeing.

Shfaqja solli për publikun një histori plot humor, ku një çift bashkëshortor planifikon takime të fshehta në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, duke krijuar një rrëmujë komike me keqkuptime, situata të papritura dhe të qeshura pafund.

Nën regjinë e Kiço Londo, i njohur për ritmet dinamike dhe situatat komike që karakterizojnë veprat e tij, komedia u mirëprit nga publiku gjirokastrit, i cili duartrokiti gjatë interpretimet dhe atmosferën plot energji të shfaqjes.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje