PIKTURA E DITËS: “Pylli si sinfoni muzikore”, ‘RIKTHIM’ i shumëpritur i mjeshtrit Abaz HADO

29 Maj 2026, 19:23Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: “Pylli si sinfoni muzikore”,

Vepra me përmasa 160 x 90, sipas teknikës akrilik mbi pëlhurë, viti 2026, është pjesë e ekspozitës “Rikthim” që do të çelet më 3 Qershor, në ambjentet e bankës Credins, në Tiranë

Është ndër realizimet e fundit të piktorit të mirënjohur në Shqipëri dhe në botë, Abaz Hado.

Ka një linjë melodike ku fëshërima e gjetheve të vjeshtës parë tek bien krijojnë ritëm harmonik. Piktori këto vitet e fundit po eksploron raportin e harmonisë së natyrës në perqasje me ndjesinë shpirtërore dhe poetikën e qëndrimit pranë njëra-tjetrës pemë dhe lloje të ndryshme. Asgjë nuk është e njejtë si nga madhësia dhe lloji por rrinë bashkë duke na dhënë emocione në çdo muaj apo stinë të vitit.

“Rikthimi” i mjeshtrit të pikturës Abaz Hado përmes ekspozitës që do të çelet në Tiranë po pritet me interes të jashtëzakonshëm nga artdashësit e shumtë kryeqytetas por jo vetëm.

/Mapo.al/

2 Komente

  1. A
    Abazi djali i Abazit.

    Abazi eshte ne para shkollor, apo ne ndonje qender shendetesore per persona me aftesi te kufizuar nga fiziku dhe trute ? Kete e thote vete kjo mender pikture qe po i beni reklame, turp.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demoaliu

      Keto duken si fije bari,jo si peme

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje