Ditën e sotme, në orarin e drekës, rreth 15:00, Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit të madh Ismail Kadare ka shpërndarë në rrjetin social Instagram dy foto të vjetra të prindërve të saj Helena dhe Ismail Kadare.
Në njërën prej fotove shkrimtari ynë i madh, i ndarë nga jeta korrikun e 2024, shihet me regjisorin Pirro Manin dhe Besianën e vogël.

“Me babin dhe Pirro Manin. Sa të pashëm dhe modernë që të dy”- shkruan Besiana në diçiturën e fotos së dytë.
Në foton e parë shihen Helena dhe Ismail Kadare të rinj. Për këtë foto, Besiana Kadare që ka qenë dhe ambasadore e Shqipërisë shkruan: “My very young parents, before I existed” në anglisht.

Në shqip do të përkthehej si: “prindërit e mi të rinj, përpara se unë të ekzistoja”. Shkrimtari ynë gjenial Kadare la pas vepra monumentale si « Mëngjese në Kafe Rostand », « Ra ky mort e u pamë » apo "Shkaba".
A.K./TemA