Rama në kantierin e “Polit të Festivaleve dhe Industrisë Kreative” që po merr formë në Korçë

29 Maj 2026, 09:14Kulturë TEMA
Rama në kantierin e “Polit të Festivaleve dhe Industrisë

Në qytetin e Korçës po merr formë “Poli i Festivaleve dhe Industrisë Kreative”, projekt i ri me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin kulturor, turistik dhe ekonomik të rajonit. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në kantier për të parë ecurinë e punimeve. I ndërtuar në një sipërfaqe prej 18 hektarësh, kompleksi synon të shndërrohet në një qendër moderne multifunksionale për organizimin e festivaleve, koncerteve dhe aktiviteteve artistike gjatë gjithë vitit.

Projekti parashikon ndërtimin e hapësirave të dedikuara për evente të përmasave të mëdha, me skena të hapura dhe të mbyllura, kapacitete për mijëra pjesëmarrës, zona shërbimi, parkim, si dhe infrastrukturë mbështetëse për turizmin dhe industrinë kreative.

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli u shpreh se, “këtu ku jemi, praktikisht që është zona qendrore është zona e festivaleve, jemi duke bërë një skenë dhe një hapësirë të mbyllur e cila do të ketë një kapacitet prej 1500 deri në 2000 personash të ulur brenda”.

“Ndërkohë që skena është me funksion dyfish. Për pjesën e brendshme kur është e mbyllur dhe e mbrojtur nga agjentët atmosferikë, por ndërkohë është dhe për pjesën e jashtme kjo fusha këtu, do sistemohet të gjithë do jetë fushë e bardhë për festivale të hapura që mban deri në 20 mijë persona, pra për të organizuar gjërat e përmasave rajonale dhe ndërkombëtare”, vijoi ai.

Kompleksi do të përfshijë gjithashtu zona për kampera, ambiente të dedikuara për jetën e natës, skena verore dhe hapësira rekreative, duke krijuar një destinacion të ri për turizmin kulturor dhe argëtimin.

Ndërkohë, infrastruktura kryesore e projektit është drejt përfundimit, përfshirë rrjetin rrugor të brendshëm, sistemet e kanalizimeve, ndriçimin dhe furnizimin me energji elektrike. Projekti do të shërbejë edhe si një hapësirë praktike për të rinjtë dhe studentët e industrive kreative, në funksion të lidhjes së arsimit me praktikën profesionale.

Edhe pse ende në fazë zhvillimi, hapësira ka nisur të tërheqë evente kulturore të rëndësishme, mes tyre “MIK Festival” dhe aktivitete artistike të operës, duke e pozicionuar Korçën si një qendër të re të kulturës dhe festivaleve në Shqipëri. A.K./TemA

https://www.facebook.com/share/v/18JJ4Uy4qt/

2 Komente

  1. x
    xha Braho

    A ka ndonje studim fizibiliteti per kete projekt me fonde publike? Une besoj se duhet te kete po ku mund ta gjej? A i ka paraprire ndonje degjese apo diskutimi publik ky investim sepse nuk besoj se eshte inisiative private apo jo?

    Përgjigjjuni
    1. 6
      66

      Ky lloj injoranti sillet sikur drejton një shtet me industri, bujqësi, fabrika, qendra industriale, porte, flotë detare, rrjet hekurudhor dhe me surpluset ekonomike të vendit i investon në komplekse arti, argëtimi, shplodhje. Por drejton një nga vendet më të varfër të Europës, më të rrënuar, më të krimbur, dhe si analfabet me shkollë vizatimi që është, nuk e kupton që ato pak para që arrin të sigurojë një vend i vogël, që nuk kontrollon dot territorin, sigurinë, vetmbrojtjen, naftën, integritetin territorial, risurset strategjike dhe risursesh humane , investimin e vetëm duhet t'a bëj tek instruksioni. Shkollimi dhe kualifikimi profesional kualitativ. Formimi i kuadrit dhe krahut të kualifikuar të punës. Ndërtimi i ekonomisë bazë bujqësore, drusore, industriale, detare, blektorale. Kur një vend hyn në borxhe dhe investon miliarda, por qytetarët vazhdojnë e braktisin, dëshmon që ato para shkojnë tek xhepat e hajdutëve, mafjes, antishqiptarëve, dhe jo në mirëqënien e shqiptarëve. Fatkeqësisht gjethja e Fikut të artistit vizionar, nuk e mbulon dot më loqen e sahaneve antishqiptare që prostituon për lloj lloj fashiste dhe sionisti, njësoj si gjethja e Fikut të doktorit antikomunist, nuk e mbuloi dot pabuksin motërqir, tradhltar, hajdut, sharlatan dhe antishqiptar që po dekompozohet në krye të opozitës

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje