Piktura e titulluar "Për këtë truall" është realizuar nga piktori i njohur dibran Hamdi Kaçi dhe gjendet tek muzeu Dibër
Kjo është piktura më e pëlqyer nga turistët dhe i përket periudhës së socializmit.
Burri me pushkë i cili nise për të luftuar, duke u ndarë me fëmijën, përshkruan një burrë malësor mbi kalë që përqafon të birin duke i lënë amanet truallin.
Interpretohet si përfaqësim i një skene prekëse, e shoqëruar me babain i cili ndahet nga familja e tij.
Hamdi Kaçi është një piktor i njohur shqiptar nga rajoni i Dibrës, i vlerësuar veçanërisht për kontributin e tij në pikturën e periudhës së realizmit socialist.
Hamdi Kaçi ka lindur më 4 shkurt 1948 në fshatin Borje të Lurës. Në vitin 1967 përfundoi Liceun Artistik "Jordan Misja". Gjatë viteve 1973–1990 ka marrë pjesë aktive në ekspozita dhe konkurse të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Veprat e tij shpesh pasqyrojnë motive të punës, jetës shqiptare dhe peizazheve të zonës së Dibrës.
/mapo/
Lini një Përgjigje