Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u bë për një ditë pjese e programit “Ditët e Historisë”, të organizuara nga Departamenti i Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filozofisë, në Universitetin e Prishtinës, njofton autoriteti në fb.
Në këtë aktivitet, Drejtori i Përgjithshëm i Kërkesave në AIDSSH, Selami Zalli, mbajti leksionin me temë “Procedurat e hulumtimit në Arkivin e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit në RPSSH”, duke prezantuar misionin, funksionin dhe veprimtarinë e Autoritetit në raport me kërkimin shkencor dhe transparencën historike.
Në fokus të ligjëratës ishte rëndësia e dokumenteve arkivore në rishikimin objektiv të historisë, roli i AIDSSH-së në administrimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe mundësitë që ofron institucioni për studiuesit dhe kërkuesit shkencorë.
Gjatë prezantimit u theksua se arkivat dhe dokumentet zyrtare mbeten një bazë e rëndësishme për të kuptuar periudhat diktatoriale, për të verifikuar ngjarjet historike dhe për të shmangur interpretimet e njëanshme apo narrative propagandistike.
Aktiviteti u ndoq me interes nga studentë dhe pedagogë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa diskutimet dhe pyetjet e hapura krijuan një atmosferë aktive reflektimi mbi kujtesën historike, dokumentimin dhe rëndësinë e bashkëpunimit akademik ndërinstitucional.
A.K./TemA
Robqire autoritet! Publiko te gjitha dosjet e ish sigurimit dhe pirdhuni. Apo jeni dhe vete peng i tyre?!
Dixhatilizimi i plotë i ish arkivës së Ministrisë së Punëve të Brëndëshme është një domosdoshmëri. Studiusit nuk duhet ti nxirren pengesa burokratike apo ligjore e të paarsyeshme duke marë në konsideratë kohën e gjatë që ka dokumenti në këtë arkiv, kjo e vëndos studiusin në vështërsi dhe ja ndalon proçesin e marjes së informacionit të plotë sipas temës që ai e ka objekt studimi e aq ma pak ti ndalohet aksesi mbi disa pjesë të dokumentacionit që ai studjon me arsyetimet e “Sekreteve”. Kjo frenon njohjen e plotë dokumentacionit. Nga viti 1944 që është krijuar ky arkiv kanë kaluar mbi 80 vjet dhe vazhdon absurdi për sekretet që nuk duhet ti jipen studiusit për lexim