“Fundi i Golemëve” rikthehet në TKOB

26 Maj 2026, 17:15Kulturë TEMA
“Fundi i Golemëve” rikthehet në TKOB

“Fundi i Golemëve” titullohet opera shqiptare e kompozuar nga Nikolla Zoraqi në vitin 1963 dhe që do të vijë për herë të parë si premierë botërore në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, duke rikthyer në jetë një nga krijimet më monumentale të muzikës shqiptare.

“Fundi i Golemëve”, me libret të Kolë Jakovës, sipas tregimit “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”, shkruar prej Dhimitër Shuteriqit, do të shfaqet në datat 28, 29 dhe 31 maj, në TKOBAP.

Opera do të ketë një kast artistësh shqiptarë, orkestrën, korin, baletin dhe solistët e TKOBAP-së. Kjo vepër sjell në skenë dramën, heroizmin dhe shpirtin e një epoke të tërë, të ndërthurur me fuqinë emocionale të muzikës shqiptare.

Nën dirigjimin e mjeshtrit të madh Zhani Ciko dhe me regjinë e mjeshtrit Nikolin Gurakuqi, “Fundi i Golemëve” rikthehet pas më shumë se gjashtë dekadash si një ngjarje historike për artin shqiptar.

A.K./TemA

1 Komente

  1. N
    Niku

    Si qenka premiere kjo kur eshte shfaqur edhe me perpara?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje