Festivali i Kitarës në Tiranë çeli edicionin e dhjetë, performon Goran Krivokapic

26 Maj 2026, 11:09Kulturë TEMA
Festivali i Kitarës në Tiranë çeli edicionin e

Festivali Ndërkombëtar i Tiranës çeli edicionin e dhjetë me performancën e kitaristit të famshëm Goran Krivokapic.

Virtuozi nga Gjermania interpretoi për publikun në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik një program të larmishëm me muzikë baroke dhe muzikë latine.

Ky edicion në këtë vit jubilar është një festë për organizatorët dhe pjesëmarrësit për një dekadë veprimtari, që kanë sjellë në Shqipëri artistë të njohur ndërkombëtarë, koncerte, masterklase dhe aktivitete kushtuar zhvillimit të kulturës muzikore dhe promovimit të kitarës klasike.

Do të kemi aktivitete në qytetet kryesore, Tiranë, Durrës, Korçë. Në Rubik do të kemi një koncert shumë të bukur. Të gjithë artistët e ftuar kontribuojnë me masterclas-e për të rinjtë e interesuar të vazhdojnë studimet për muzikën klasike“, u shpreh Denis Bizhga, drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës

Festivali që sjell në vendin tonë disa prej kitaristëve më të mirë nga e gjithë bota do të vijojë me interpretime gjithë elegancë, virtuozitet dhe ndjeshmëri muzikore. A.K./TemA

Lini një Përgjigje