Ismail Kadare nderohet me titullin "Qytetar Nderi" nga Përmeti, në emër të tij çmimin e pranon e bija, Besiana Kadare

25 Maj 2026, 14:39Kulturë TEMA

Ismail Kadare nderohet me titullin "Qytetar Nderi" nga Përmeti,

Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare ka pranuar çmimin "Qytetar Nderi" në emër të babait të saj nga Përmeti.

Ajo e ka bërë të ditur lajmin në instagram.

Më poshtë postimi i plotë i Besiana Kadare: 

E nderuar që në VjosArtFestival mora titullin “Qytetar Nderi” në emër të babait tim nga Kryetarja e Bashkisë së Përmetit. Mirënjohje gjithashtu për vlerësimin ndaj angazhimit tim në rrugëtimin që çoi Vjosën drejt regjistrimit si Rezervë Biosferike në UNESCO.

Në fjalën time theksova se Vjosa është shumë më tepër se një lumë. Është një nga hapësirat e rralla në Evropë ku natyra ende jeton sipas ligjeve të saj. Dhe pikërisht për këtë arsye, mbrojtja e saj nuk është luks. Është provë qytetërimi.

Sepse statusi UNESCO nuk është një trofe për t’u ekspozuar. Është një përgjegjësi ndaj së ardhmes. Mënyra si do ta trajtojmë Vjosën në vitet që vijnë do të tregojë shumë për llojin e vendit që duam të jemi.

Të mbrosh kulturën dhe natyrën e një vendi është, në fund, e njëjta betejë: të mos lejojmë të humbasë ajo që na bën unikë.

A.K./TemA