Shkodër/ U mbajt ceremonia e dhënies së çmimit "Pjetër Gaci"

25 Maj 2026, 09:11Kulturë TEMA
Shkodër/ U mbajt ceremonia e dhënies së çmimit

Në Shkodër, edicioni i 25 i çmimit “Pjetër Gaci”, kushtuar një prej muzikantëve më të mëdhenj shqiptarë, ngjiti në skenën e teatrit Migjeni, të rinj të talentuar nga Shqipëria dhe i gjithë rajoni.

Në mbrëmjen finale të konkursit, të rinjtë performuan në piano, violinë, kanto, flaut, trombë dhe kitarë ku çmimin e parë e fitoi Elena Lamnica, në violinë.

Uma ka ardhur nga Mali i Zi për të konkurruar për këtë çmim: “Po kërkoja për konkurse të nivelit të lartë dhe lexova që ju keni “Pjeter Gacin”. Është hera e parë në Shqipëri dhe doja ta provoja.. Pianoja shumë e mirë dhe teatri i bukur. Më pëlqen fakti që këtij konkursi i është dhënë rëndësi e veçantë duke performuar në teatër e jo në shkolla siç jemi mësuar ne”.

Për organizatorët ky kompeticion vijon të mbetet pikë referimi për artistët e rinj.

Çmimi i dytë iu dha Darel Buçarit, po në violinë, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Ermes Balilin në piano. A.K./TemA

Lini një Përgjigje