Promovohet libri “Kërkime Arkeologjike”, ndihmesë e madhe për preservimin e së shkuarës

24 Maj 2026, 13:30Kulturë TEMA
Promovohet libri “Kërkime Arkeologjike”, ndihmesë e madhe

Në Durrës, shtresat e tokës ruajnë histori të lashta që vazhdojnë të zbulohen nga arkeologët. Libri “Kërkime Arkeologjike” përmbledh 16 artikuj shkencorë mbi periudha antike dhe mesjetare, duke vënë në pah vlerat historike dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre.

Libri që promovohet hedh dritë mbi aktivitetin shkencor që është bërë në Durrës pikërisht për këtë libër”, u shpreh Afrim Hoti, arkeolog dhe studiues.

Hoti thekson se ndërtimet e pakontrolluara rrezikojnë trashëgiminë, megjithëse ligji synon ta mbrojë atë.

Mesazhi kryesor i librit është ndërgjegjësimi për ruajtjen e historisë dhe identitetit të qytetit, duke përdorur materiale nga ekspedita dhe gërmime të viteve 1980–2000, brenda dhe jashtë kështjellës bizantine.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje