Homazhet për Birçe Haskon/ Kiço Londo: Kemi humbur një emblemë të artit shqiptar, një aktor teatri, kinemaje, një pedagog sipëror i lëndës së mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve

24 Maj 2026, 11:04Kulturë TEMA
Homazhet për Birçe Haskon/ Kiço Londo: Kemi humbur një

Pas pjesëmarrjes në homazhet për Birçe Haskon, regjisori Kiço Londo u shpreh se arti shqiptar ka humbur një emblemë. Ai tha se përtej aktorit, Hasko ishte një shembull njerëzie e mirësie.

“Kam pasur fatin që ta kem pedagog në Akademinë e Arteve. Është një ikje e trishtueshme. Kemi humbur një emblemë të artit shqiptar, një aktor teatri, kinemaje, një pedagog sipëror i lëndës së mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve.

Ishte një njeri që më shumë sesa mjeshtërinë e aktorit teknikisht, na mësoi njerëzoren. Nuk predikonte, udhëhiqte me shembullin e tij.

Ka bërë kaq shumë mirë, ka shpërndarë kaq shumë njerëzillëk sa jam i bindur që do të prehet në paqe dhe yjet e tjerë, sapo ta shohin, do ta përqafojnë fort”, tha Londo.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje