Arti shqiptar humbi një nga njerëzit e tij më të vyer. Jo vetëm një aktor të madh, një profesor të rrallë dhe një emër që la gjurmë në kinematografi, por edhe një njeri që jetoi me dinjitet, ndershmëri deri në fund të jetës. Ndarja nga jeta e Birçe Hasko në moshën 84-vjeçare ka lënë pas një boshllëk të madh në botën e artit shqiptar, aty ku ai dha gjithçka nga vetja për më shumë se pesë dekada.
I lindur në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942, Birçe Hasko ia kushtoi jetën skenës, filmit dhe edukimit të brezave të rinj të artistëve. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969, ai u përzgjodh mes studentëve më të shkëlqyer për të mbetur pedagog në Akademinë e Arteve, ku për 43 vite formoi aktorë dhe artistë të rinj me përkushtim dhe disiplinë të rrallë.
Në një intervistë të dhënë vite më parë, në vitin 2017, aktori tregonte me krenari se punën e kishte bërë “me ndershmëri”, duke qenë për studentët jo vetëm pedagog, por edhe prind. Ai kujtonte me emocion vitet e mësimdhënies dhe mënyrën sesi i kishte përgatitur studentët për jetën dhe profesionin e vështirë të artistit.
“Jeta të rrëzon, të jep grushte, të gjakos, të ngre përsëri, prapë të godet me grusht, e ti prapë ngrihesh. Ja, kështu është ndërtuar jeta”, shprehej ai me urtësinë e një njeriu që kishte kaluar çdo sfidë me dinjitet.
I pakompromis me parimet, Birçe Hasko tregonte se nuk kishte pranuar kurrë ndërhyrje apo “porosi” për të cenuar profesionin dhe talentin. Madje kujtonte një rast kur kishte refuzuar kërkesën e një funksionari partie për të penguar një student të konkuronte në Akademinë e Arteve për shkak të biografisë.
“Unë nuk punoj në komitetin e partisë, punoj në Institutin e Arteve”, ishte përgjigjja e tij e prerë.
Në atë intervistë të vitit 2017, aktori i madh foli edhe për politikën dhe realitetin e Shqipërisë. I zhgënjyer ai thoshte: “Ky vend është krimbur dhe nuk ka zot që e ç’krimb”.
“Kurrë nuk iu afrova ‘të mëdhenjve’ për të përfituar. Nuk i kam dashur servilët. Birçe Hasko ka qëndruar servil vetëm para punës”, deklaronte ai asokohe me krenari.
Edhe pse mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”, ai jetonte në një apartament modest dhe me një pension të vogël, por kjo nuk ia kishte vrarë kurrë shpirtin. Përkundrazi, ai ndihej i pasur nga ajo që kishte ndërtuar me djersë dhe ndershmëri.
Ndërsa sot Shqipëria përcjell për në banesën e fundit një nga ikonat e saj të artit, fjalët e fundit të Birçe Haskos në atë intervistë mbeten një testament i jetës së tij:
“Unë Birçe Haskua, ndjehem i privilegjuar që kam jetuar me ndershmëri. Nuk kam frikë nga kurrkush. Unë, “Artisti i Merituar”, “ Mjeshtri i Madh”, e plot dekorata të tjera si këto, do të përcillem në atë botë me një pension shumë të vogël dhe nga një banesë po kaq të vogël. Por kënaqësitë shpirtërore ama, i kam deri atje, në majë”.
Keni shkuar 15 "artikuj" per PD dhe zgjedhjet e saj, dhe vetem 1 per nje njeri qe gjithe jeten i ka bere jehone te jetuarit me nder. Ja ku qendron kalbesira e shqiptareve dhe Shqiperise.
R.I.P GJIGAND.
Janë kalbësira mediat, që janë përhapur kudo, si "kërpudhat pas shiut", në çdo cep të vendit dhe këto zhurmamëdha, telendare të kombit, nuk kanë kohë të merren me përhapjen e shembullit pozitiv, për të bërë të njohur personalitete dinjitozë, të ndershëm, me kontribut atdhetarie gjatë një jete të tërë, me moral të lartë, model dhe krijues në punë, talent dhe i shkëlqyer në kineamtografi dhe skenë, familjar model, i thjeshtë në kulmin e bukurisë si Birçe Hasko e të tjerë, pasuri e rrallë kombëtare e një brezi të vuajtur, kur Shqipëria ishte në nivelin zero në çdo fushë të jetës... Ngushëllime të sinqertë familjes për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, aktorit dhe pedagogut të shquar, Birçe Hasko, që me veprat e tij ka dhënë një kontribut të madh në fushën e kulturës kombëtare dhe ka firmosur pavdeksinë e tij! Sot mediat nuk kanë kohë të përhapin porthale për shpifje, konkurimin e çupave si të zhvishen më "bukur", si të merren me fantazira për "krimet" me argumente falsë, duke hiperbolizuar akuzën me 60.000 faqe, si "konkuron" saliu me berishën për postin e kryetarit të partisë, si të organizojnë shou me vipa leshi etj etj.
Artist i madh! Te qofte dheu i lehte
Eh o Birce vellai , te qoft dheu i leht! Ka edhe me keq ne ish ushtaraket po ikim nga kjo bote me pengun e math se nuk do arrijme te shlyejme leket qe na mban ISSHP.
Ne fakt ju po ikni nga kjo bote duke lene TRADHETARE te qojne ne varr SHQIPËRI DHE SHQIPTARE ky duhet te jetë PENGU JUAJ jo ai qe po vdisni te VARFER kjo duhet tu rendoje ne SHPIRTpara se jetes tuaj ti vije FUNDI qe NATYRISHT eshte normali KUSH KA LINDUR dhe do te vdese
Iku nje artist i madhe me kontribute te medhe ne kinematografin ,dhe ne edvukimin dhe pregstitjen e shumr brezash artistesh .por dhe njeri i rrsle me indetitet te dpokatur dhe pasterti shpirterore te jadhtezskonshme…
Per sa kohe te udheheqi qeveria vlleho-greke ne Shqiperi. Te tere me xhepat bosh do te shkojne ne ate bote.
Pse, ata që nuk i udhëheq qeveria vllahe- greke, me xhepat plot shkojnë në atë botë, o derdimen. Shpërblimet vlejnë për këtë botë, që të jetosh me dinjitet. Në atë botë është "komunizëm" i ke të gjitha që të duhen, ose nuk ke nevojë për asgjë. S'kam veç ngushëllime për artistin Mjeshtër të Shquar, Birçe Haskon!
Ore gomar. Une thjesht shpreha ate qe vete Bricja ka shprehur. Qe do te percillet nga kjo bote me nje pension shume te vogel. Thjesht e shpreha me fjalet e mia. Per ta mos ta bere copy paste. Idiot.
Respekt per njeriun e mire... Respekt per artistin, qe na dha aq shume kenaqesi .. Pushofsh ne paqe Mjeshter
Eh ti ishe aq i madh o Birçe sa nuk do vije me nje i dyte si ti. Prehu ne paqe, shqiptaret do te te kujtojne gjithnje me respekt.
I pa harruar kujtimi i tij.Vlerë nder i ditur i dashur rrezatus i mirësisë..atdheut ju hap plagë e thellë nga largimi i melhemit univarsal Birçe Haskos
RIP legjende
U prefsh në paqe o legjend e kinematografis Shqiptare .Ti linde në Dukat po jetën e mbylle në zemrat e gjith Shqiparve që sot është e vështir ta gëzosh këto vyrtyte .Të qoft dheu letë 0 njeriu i qetë dhe i mënçëm ????
A u bë ndonjë ceremoni për percjelljen t te Madhit Birçe Hasko? I perjetshem kujtimi i Tij. Ngushellime Familjes. E mbylle me nder o njeri i mirë.
Nuk dimë gjë se gazetarët që jetojnë e punojnë tani nuk e njohin Birçe Haskpn. Edhe ndonjë shkrim që lexojmë tani ja kanë marrë dikujt tjetër para 10 vjetëve.
Te teatri operes dhe baletit sot ne 10:00 ishin, varrimi ne 15:00 ne Dukat, atje deshte te kthehej.
Te qofte dheu i lehte Birce Hasko.Ti nuk more pension special(edhe pse eshte unikal ne bote)se ate e ndan k/ministri sipas preferencave te tij.Se fundi u dha te tille ca aktoreve medioker,qe ne 90 moren rruget e mergimit dhe u kthyen ne moshe te pensionit.Nuk besoj se kishin punuar me shume se 15 vjet ne skene.Qesharakja ishte se Eva Alikaj qe mori pension special nuk e merte as Ermal Mamaqi per filmat e tij.
Ngushëllime familjes për largimin nga jeta të njeriut të nderuar nga mbarë Shqiptaria. Janë të varfra fjalët për të përshkruar saktë këtë personazh të papërsëritshëm në skenë, film dhe në jetë. I paharruar.