Prezantohet në Dhomën e Deputetëve të Italisë libri "Rruga Ballkanike-Shqipëria në migracionin bashkëkohor" i autorit Shkëlzen Hasanaj

23 Maj 2026, 15:26Kulturë TEMA
Prezantohet në Dhomën e Deputetëve të Italisë libri

Një ngjarje e rëndesishme për botën akademike shqiptare u shënua në zemër të institucioneve italiane. Në ambientet e Parlamentit në Romë, sociologu i universitetit UNINT, Prof. Shkelzen Hasanaj, diskutoi gjetjet e librit të tij më të ri shkencor, "The Balkan Route – Albania in Contemporary Migration" (Rruga Ballkanike. Shqipëria në migracionin bashkëkohor). Ky prezantim përbën një risi absolute, pasi asnjëherë më parë një kërkues nga Shqipëria nuk kishte referuar në këtë sferë kaq të lartë politike për një temë kaq delikate evropiane.

Paneli, i cili bashkoi deputeten Irene Manzi dhe Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani u ndal veçanërisht te transformimi gjeopolitik i vendit tonë. Nga një shoqëri që dikur prekej vetë nga largimet masive, Shqipëria sot shihet si një aktor qendror dhe një terren ku Brukseli po teston mekanizmat e tij të kontrollit të kufijve.

Duke u bazuar në kërkimet e bëra direkt në terren, Prof. Hasanaj vuri theksin te rreziku i shndërrimit të rajonit në një zonë thjesht administrative për llogari të Evropës, duke bërë thirrje për më shumë vëmendje ndaj të drejtave të njeriut./Mapo.al

Lini një Përgjigje