Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:
Në përkujtim të përvjetorit të Revoltës së Spaçit, një nga aktet më të forta të qëndresës dhe dinjitetit njerëzor në historinë moderne të Shqipërisë.
Së bashku me Shoqatën e Ish-të Përndjekurve Politikë, Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Institutin e Integrimit të ish-Përndjekurve Politikë, Bashkia Mirditë, grupet e interesit, studiues, artistë dhe qytetarë, kujtuam jo vetëm sakrificën e atyre që guxuan të kërkonin liri brenda mureve të Spaçit, por edhe rëndësinë që ka ruajtja e kujtesës kolektive për brezat që vijnë.
Në kuadër të Javës së Muzeve, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mbështet programet e kujtesës, dokumentimit dhe edukimit, si pjesë e përpjekjes për ta përcjellë këtë histori te brezi i ri, jo vetëm si dëshmi e së kaluarës, por si reflektim mbi lirinë, dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut, si një angazhim në vijim i planit të menaxhimit të sitit në bashkëpunim me grupet e interesit në vijim të konsultimeve.
Kujtesa është përgjegjësi. Dhe Spaçi mbetet një nga ato vende ku historia duhet të vazhdojë të flasë.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje