Ditën e sotme akademiku Muzafer Korkuti ka festuar ditëlindjen mes figurave të artit dhe dijes.
I pranishëm ishte dhe Ministri për Kulturën Blendi Gonxhja.
Ai ka ndarë një shkrim të shkurtër në fb.
Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:
“Arkeologu në kërkim të mijëvjeçarëve” me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Akademikut Prof. Dr. Muzafer Korkuti.
Urime të përzemërta Prof. Korkutit për këtë përvjetor. Në saje të kontributit të tij të shquar dhe të kolegëve arkeologë, Shqipëria sot ka një pasuri arkeologjike që administrohet në funksion të zhvillimit shoqëror.
Përtej kësaj pasurie, Prof. Korkuti ka lënë edhe një trashëgimi të vyer profesionistësh, sidomos një brez të ri arkeologësh, që do t’i japin vendin e merituar trashëgimisë shqiptare si pjesë e kulturës europiane.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje