Përvjetori i Artan Lames/ Gonxhja: I paharruar! (FOTOT)

22 Maj 2026, 10:05Kulturë TEMA
Përvjetori i Artan Lames/ Gonxhja: I paharruar! (FOTOT)

Ditën e djeshme është promovuar me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Artan Lames një libër me fotografi.

Libri është botuar nga shtëpia botuese Berk.

Libri i promovuar mban autorësin e Artan Lames të ndarë nga jeta vetëm 1 vit më parë.

Të pranishëm në promovim ishin miq e të afërm, mes tyre dhe Ministri Blendi Gonxhja.

Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes: 

Në përkujtim të Artan Lames, në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ku u prezantua edhe libri “Shqipni e Harrume”, një guidë historike për Shqipërinë, me foto jo konvencionale, ashtu siç dinte vetëm Artani të sillte historinë dhe kujtesën shqiptare.

U takova me Artanin në një nga kioskat e vjetra ku shiteshin dhe bliheshin pulla e monedha, a sende të vogla, të vjetra, me vlerë dhe e vijuam rrugëtimin si kolegë në Ministrinë e Kulturës, e cila asokohe drejtohej nga Edi Rama, ku dhe e propozova si Drejtor të Trashëgimisë Kulturore, një propozim që u pranua menjëherë, falë besimit tek aftësitë, kulturës dhe pasionit të tij për trashëgiminë shqiptare.

Artani ishte një figurë e rrallë intelektuale dhe qytetare, që ia kushtoi jetën historisë, kujtesës dhe identitetit tonë kombëtar. Ai dinte të na bënte të gjithëve më kureshtarë dhe më të vetëdijshëm për vlerat që kemi.

“Shqipni e Harrume” mbetet një tjetër dëshmi e gjurmës së çmuar që ai la pas.
I paharruar.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje