Sal Da Vinci, Fituesi i Sanremos, njëkohësisht përfaqësuesi i Italisë në Eurovision Song Contest ka dhënë një mesazh për publikun shqiptar dhe rikthimin e Festivalit të Pranverës.
Për mikrofonin e RTSH-së, Sal Da Vinci që fitoi Sanremon me këngën “Per Sempre Sì”, i ka uruar shumë fat Festivalit të Pranverës që do të rikthehet në datat 6 dhe 7 qershor në Pallatin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ai ka shprehur dhe kënaqësinë dhe dëshirën për të vizituar Shqipërinë për të qenë pranë publikut shqiptar.
“Një urim për ‘Festivalin e Pranverës’ që është Festivali i Pranverës. Shumë përshëndetje nga miku juaj Sal Da Vinci duke shpresuar që së shpejti të vij te ju t’ju përqafoj, të vizitoj tokën tuaj, ia uroj vetes me gjithë zemër. Por ndërkohë ju uroj shumë fat! Rroftë muzika! Rroftë Shqipëria!”, shprehet Sal Da Vinci. A.K./TemA
View this post on Instagram
Mire se te vish o Sal , ty te presim me gezim!