Bashkim Ahmeti rikthehet në Gjirokastër me ekspozitën “Male, Re dhe Plisa të Bardhë”.
Në mjediset e Kullës së Sahatit në Kalanë e Gjirokastër u hap ekspozita “Male, Re dhe Plisa të Bardhë” e piktorit të shquar shqiptar Bashkim Ahmeti, i cili prej vitesh jeton dhe krijon në SHBA. Ekspozita, e kuruar nga Artan Shabani, do të qëndrojë e hapur për publikun deri në muajin gusht.
Jehonë lajmit i ka bërë dhe Ministrja Kumbaro.
Më poshtë postimi i plotë i Kumbaros:
Nuk duhet humbur ekspozita e rrallë e gjirokastritit të rrallë Bashkim Ahmeti:
“Male, re dhe plisa të bardhë” titullohet por është shumë më tepër…
U hap këtë javë në një vend që s’jua pret mendja: brenda kullës së sahatit të Kalasë së Argjirosë!
Magji dhe nostalgji nën kupolën e gurtë, sa moderne aq edhe e thellë ne simbolet që shpërthejnë ngjyrat befasuese - ju pret kjo ekspozitë gjithë verën në Gjirokastër!!
A.K./TemA
Duket si djali i Giuglio Andreottit