Manastri i Shën Prodhromit dhe Kisha e Shën Mërisë janë restauruar!

20 Maj 2026, 11:16Kulturë TEMA
Manastri i Shën Prodhromit dhe Kisha e Shën Mërisë janë

Kisha e Shën Mërisë dhe Manastiri i Shën Prodhromit në Voskopojë, dy prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe fetare në juglindje të vendit, i janë nënshtruar restaurimit përmes një programi investimesh që synon ruajtjen e vlerave historike, përmirësimin e kushteve mbrojtëse dhe promovimin e turizmit kulturor.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe shefja e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ritva Heikkinen.

Sipas tij, ndërhyrjet e financuara nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë bërë të mundur restaurimin e afreskeve, përmirësimin e kushteve mbrojtëse dhe rikthimin e objekteve në funksion të komunitetit dhe vizitorëve.

“Këto ndërhyrje, të financuara nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me BERZH, kanë bërë të mundur restaurimin e afreskeve, përmirësimin e kushteve mbrojtëse dhe rikthimin e këtyre objekteve në funksion të komunitetit dhe vizitorëve”, tha Filo.

Ai theksoi se programi përfshin gjithashtu restaurime edhe në monumente kulture në zonën e Vithkuqit, investime që ndikojnë në forcimin e turizmit kulturor dhe promovimin e vlerave historike të Korçës.

“Programi përfshin gjithashtu restaurime edhe në monumente kulture në Vithkuq, investime që forcojnë turizmin kulturor dhe promovojnë vlerat historike të Korçës”, deklaroi Filo. A.K./TemA

Lini një Përgjigje